Kronikë

‘Të rritet kufiri monetar i hetimit të korrupsionit’, Dumani: Bashkëpunim me policinë për ekzekutimin e masave të sigurisë, jemi të treguar të kujdesshëm në dhënien e tyre

14 Prill, 11:55| Përditesimi: 14 Prill, 12:01

  • Share

1744622865_altindumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit në KLP lidhur me punën gjatë 2024 të Prokurorisë, se bashkëpunojnë me policinë sa i përket ekzekutimit të masave të sigurisë. Ai tha se numri i personave që janë hetuar pa masë sigurie është  246 persona, rreth 40%. Sipas tij, prokurorët janë treguar të kujdesshëm sipas parashikimeve ligjore për dhënien e masave të sigurisë.

“Ne bashkëpunojmë me policinë e shtetit sa i përket ekzekutimit të masave të sigurisë. Në raste te shumta jane angazhuar dhe agjentë të BKH. Sa i përket llojit të masave te sigurimit, ne jemi treguar te qartë për aplikimin e masave dhe për pezullimin nga detyra. Numri i personave që janë hetuar pa masë sigurie është 40%, 246 persona. Jemi të kushtëzuar për masën “arrest në burg” sa i përket veprave që kanë të bëjmë për krimin e organizuar. Ndërsa për korrupsionin janë hetuar edhe pa masë. Prokurorët janë treguar të kujdesshëm duke u bazuar te parashikimet ligjore për dhënien e masës së sigurimit.“, tha Dumani.

Gjatë mbledhjes, Dumani u shpreh se duhet të rritet kufiri monetar i korrupsionit që duhet të hetohet nga SPAK.

‘Sa i takon korrupsionit mbi shume 50 mijë lekë të reja, ka nevojë të ndryshohet kufiri monetar të rritet. Jam dakord me ju se korrupsioni duhet të përfshijë për të ndjekur rastet e korrupsioni të madh dhe subjekte të mëdha.“

 


Lajmi kryesor:

Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?