VIP & Spektakël

'Të rriti me duart e tij', Bledi ia thotë në sy Kristit: Je klonim i Luizit

4 Prill 2023, 15:49| Përditesimi: 4 Prill 2023, 15:55

  • Share

Kristi dhe Bledi patën një diskutim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm në oborr. Kjo pasi, Bledi fillimisht e cilësoi Kristin si person të paaftë, që sipas tij di vetëm të joshë femrat dhe të bëjë stërvitje.

Ai shtoi se Kristi është një klonim i Luizit, ndaj ky i fundit do ta marrë me vete në finale, si triumf.

Kristi u shpreh se do ishte shumë krenar, nëse ai kur të dalë nga shtëpia do thotë se Luizi i ka mësuar batutat dhe gallatat.

Bledi i tha Kristit se atë e rriti Luizi. Sipas tij, Kristi erdhi pa “forma” dhe Luizi e bëri me forma, njëjtë si skulptura që përgatiti Dea, u shpreh ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?