Sociale

‘Të ruajmë traditën!’ Apeli i Gjergj Lucës nga Zvicra: Besojini ‘Paketës së Maleve’, është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

28 Qershor, 13:15| Përditesimi: 29 Qershor, 13:41

  • Share

Nga Zvicra, biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reflektim publik për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria. I surprizuar nga bukuritë e natyrës dhe ruajtja e arkitekturës së vjetër në Zvicër, biznesmeni bën thirrje për të ndjekur të njëjtin shembull edhe në Shqipëri. Luca shprehet se vendi ynë ka bukuri që nuk i ka asnjë vend tjetër i botës, duke shtuar se duhet të “merremi me përmbajtjen dhe jo formën”.

“Përshëndetje nga Zvicra, shikoni se çfarë bëhet në këtë vend kur mendoj se malet nuk i ka aq të bukura sa Dukagjini e Malësia e Madhe, Vermoshi e Thethi dhe me thënë të drejtën kam bërë vizitë intensive këtu dhe kam parë çfarë lloj filozofie kanë këta njerëz, çfarë mentaliteti kanë që këto maja malesh sjellin gjithë botën. Shtëpitë i kanë komplet me gurë, ruajnë traditën e tyre jo se nuk kanë lekë, por ruajnë arkitekturën e vjetër, kullat, luginat e malet. Ne malet s’kemi pse ti ruajmë se i ka falur zoti me atë bukuri që nuk i ka asnjë vend i botës, por ne duhet të ruajmë mend e kokës. Se këta njerëz shiheni se si e ruajnë traditën. Jam në një katund që është vendi më i shtrenjtë në Zvicër, kur këtu bëhen samitet e gjithë botës dhe vijnë të gjithë presidentët e botës, me rrugët e shtëpitë e thjeshta. Me lum e me gurë. Si ka mundësi? Ne kemi shkatërruar çdo gjë dhe merremi me formën dhe jo përmbajtjen. Përmbajtja është e vërteta. Këta njerëz vetëm punojnë e vetëm punojnë me thjeshtësinë  e tyre dhe ruajnë traditën. Kam një këshillë, ruani traditën. “, shprehet Luca.

Luca e sheh “Paketën e Maleve”, iniciativën më të re të qeverisë shqiptare, si një hap të mirë në këtë aspekt. Apelon edhe emigrantët që të kthehen në atdhe për t’i shndërruar shtëpitë e tyre të vjetra, t’i rinovojnë duke mos humbur traditën, dhe t’i kthejnë ato një “magnet” turistësh të huaj.

“Besojini kësaj historisë kësaj paketës së maleve, që është gjenialitet që ne që jemi në atë realitet në tallava. Për mend e kokës për të mos kuptuar ça është kjo paketë e maleve. Të gjithë ju që jeni në emigracion, që i kuptoni ca them, kthehuni nëpër kullat tuaja, rinovojeni. Bëni paketën e maleve, mund të sjellim të gjithë botën sepse kemi natyrën më të bukur se këta, por s’kemi mend si këta për ta ruajtur atë vend dhe të ecur përpara. Kemi mundësi të sjellim të gjithë botën në vendin tonë miqtë e mi, mos u merrni me formën por përmbajtjen. Kthehuni.”, përfundon Luca.

Paketa e Maleve është miratuar në janar 2025, dhe është një politikë që synon jo vetëm zhvillimin ekonomik të zonave malore, por një kthesë kulturore dhe qytetare drejt një qasjeje të re ndaj territorit dhe të ardhmes. Paketa strategjike synon të “gjallërojë” zonat e thella malore përmes lehtësive fiskale, financiare dhe ligjore, duke i ftuar të gjithë për të kthyer vendlindjen në një model suksesi.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?