Korça është një ndër 4 qarqet me numrin më të lartë të personave me sëmundje kronike, kryesisht hipertensioni, diabeti dhe astma kronike. Nga të dhënat zyrtare të Njësive Vendore të Kujdesit Shendetësor mësojmë se janë 49 537 mijë të sëmurë kronikë në 6 bashkitë e qarkut Korçë.
“Ka trend rritje të të sëmurëve kronikë, ose pacientët po i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe paraqiten tek mjeku i familjes. Në bazë të këtyre vizitave futen në skemën e trajtimit”, u shpreh mjekja.
Duke u ndalur në Pogradec, Drejtoresha e Poliklinikës, Silvana Bozda thotë se nga 32 banorë të regjistruar në sistemin shëndetësor, 7 835 janë të sëmurë kronikë.
“Pacientët në Pogradec trajtohen çdo muaj me medikamente, ku vendin e parë e zë hipertensioni, më pas diabeti, insificienca kardiake etj. Ka ndikuar në zbulimin e rasteve edhe kryerja e check up”, tha ajo.
Ndër banorët e Pogradecit shumë e përhapur është dhe sëmundja e gjendrës tiroide, pasi është zonë endemike me mungesë jodi.
“Sëmundjet e gjendres tiroide janë tipike për qytetin e Pogradecit”, vijoi mjekja.
Pas Korçës renditen Berati, Lezha dhe Gjirokastra, si qarqet me numrin më të lartë të sëmurëve kronikë në vend. Kjo lidhet me plakjen e popullsisë dhe stilin e jetesës. Tre janë këshillat e ekspertëve, kryerja e check-up çdo vit, shtimi u aktivitetit fizik dhe ulja e konsumit të alkoolit e duhanit.
Nuk jane vetem turshite,por dhe brumerat e shumta qe hane, si byreket,/petkat/,petullat,perdorimi i tepruar i sheqerit,bakllavate,kafeja perdorimi i tepruar i mishit,yndyrnave me origjine nga kafshet,alkooli,duhani,vezet, etj.Semundjet kronike si kardiaket,hipertensioni e diabeti lidhen me menyren e jeteses dhe gjendjen ekonomike.Kam pare nje dokumentar njehere per kohen e mesjetes ne Evrope ku midis te tjerave tregonin qe ne skeletet e gjetura qe u perkisnin klasave te ndryshme kishin verejtur se gjendja e dhembeve tregonte menyren e jeteses ne ate kohe dhe diferencat ekonomike klasore.Skeletet qe u perkisnin te pasurve kishin me shume kavitete ne dhembe per shkak te djetes se pasur e te rende,kurse skeletet qe u perkisnin fshataresise dhe cirakeve,kishin me pak kavitete per shkak djetes me te varfer,me pak mish e me shume fruta dhe kocka qe tregonin punen e rende qe kishin bere.Keshtu eshte dhe me korcaret,gjirokastritet etj.Sa per mungesen e jodit te pogradecaret zgjidhet kollaj,perdorni kripe me jod(nese shitet ne Shqiperi),ose merrni sipas keshillave te mjekut tableta jodi,ose ushqime me jod,por gjithemone sipas keshilles se mjekut,se jodi ka dhe pasoja negative kur merret me shumice,ose jo sipas udhezimit te mjekut.
Përgjigjuepo aq kripe sa hane korcaret me turshi
Përgjigju