Jona Spahiu

VIP & Spektakël

'Të shihte Raiden...', moderatorja e njohur tregon dëshirën më të madhe në jetë

3 Nëntor 2019, 13:38| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 13:45

  • Share

Moderatorja e njohur shqiptare, Jona Spahiu ka treguar rreth jetës së saj private.

E  ftuar në programin “Një ditë me Dojnën” ajo na ka treguar se si e kalon ditën, që nga puna deri tek gjërat më private.

Pjesë e bisedës u bë edhe babai i saj që ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

Jona u pyet se çfarë do ‘e kthente’ babain e saj në jetë, të shoqëronte Jonën në altar apo të shikonte djalin e saj të vogël Raiden.

 "Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që ta shijonte Raiden e të thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin", ka treguar moderatorja.

Jona ka qenë shumë e lidhur me të dhe e ka përjetuar keq humbjen e tij.

Jona, bashkëshorti dhe Raiden

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?