Bota

Të shijosh ushqimin në restorant pa frikën nga COVID-19, studiuesit në Meksikë krijojnë ‘maskën e hundës’ (VIDEO)

26 Mars 2021, 11:20| Përditesimi: 26 Mars 2021, 11:29

  • Share

Meksikë- Pandemia e COVID-19 ka “tronditur” rrjedhën dhe mënyrën e jetesës së njerëzve dhe shumë prej zakoneve tona tashmë kanë marrë një ngjyrim të pazakontë.

Megjithatë, përballë “pengesave” ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje, dhe studiuesit në Meksikë kanë krijuar një mënyrë që edhe në kohë pandemie të mund të shijojmë ushqimin në një restorant dhe në të njëjtën kohë të mbrohemi nga virusi.

Ata kanë krijuar “maskën e hundës”!

Ajo është krijuar pikërisht që njerëzit të mund të shijojnë pa frikë ushqimin apo pijen e tyre në një restorant apo bar.

Megjithatë lidhur me këtë ka pasur edhe reagime negative nga mjeke dhe ekspertë të cilët thonë se mund të infektohesh me COVID-19 edhe nga goja dhe hunda, ndaj më efektive është maska e cila mund të mbulojë të gjitha “rrugët” nga të cilat mund të merret virusi.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?