Antoneta Sevdari dhe Besnik Cani

Të shkarkuarit e Vettingut në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe nuk na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë  

19 Dhjetor 2022, 14:06| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 14:19

  • Share

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë në shqyrtim kërkesat e katër ish gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët pretendojnë se janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga organet e Vetingut. Gjykata e Strasburgut ka pranuar pjesërisht paditë e ish prokurorëve Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari, ndërsa ka rrëzuar plotësisht pretendimet e ish gjyqtareve Altina Xhoxhajn dhe Besa Nikëhasani. Gjykata ka vendosur rigjykimin e Besnik Canit nga Kolegji i Apelimit, për shkak se pjesë e trupës gjykuese në KPA gjatë procesit të shkarkimit, ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas pasi kishte paraqitur të dhëna të rreme gjatë planit për t’u bërë pjesë e KPA. Gjykata ka vendosur dëmshpërblim me 25 mijë euro për Antoneta Sevdarin, për shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar dhe ritheksuar se procesi i Vetingut në drejtësi, është një masë e jashtëzakonshme e duhur dhe e ligjshme, për shkak të nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Strasburgut ka konstatuar devijime apo shkelje të caktuara gjatë zbatimit të ligjit të Vetingut, por në asnjë rast nuk e ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procesit në raport me respektimin e të drejtave të njeriut. 

Po çfarë pretendimesh kanë ngritur gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar në Gjykatën e Strasburgut, kryesisht për shkelje të nenit 8 të Konventës, atë të të drejtës për jetë private? 

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për Antoneta Sevdarin, kjo e fundit e ka pretenduar se shkarkimi si prokurore kishte sjellë humbje të pagës dhe përkeqësim të mirëqenies materiale të saj dhe familjes. Zonja Sevdari, i perceptuar si një prokurore me integritet, ka pohuar gjithashtu se me shkarkimin nga detyra kishte humbur reputacionin si dhe është stigmatizuar në sytë e shoqërisë për shkak të largimit të saj nga drejtësia. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë kanë theksuar se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar ‘nuk kanë mbetur pa lekë’, pasi kanë nisur të punojnë si avokatë. 

Ndërkaq, Gjykata e Strasburgut ka arsyetuar se fakti që të shkarkuarit po punojnë si avokatë, kjo nuk do të thotë se të ardhurat e tyre nuk kanë rënë dhe se nuk e kanë përjetuar keq shkarkimin. Por, gjykata thekson se shkarkimi është argumentuar me minim të besimit të publikut nga drejtësia dhe me luftën kundër korrupsioni në drejtësi. 

Ndërsa ish gjyqtarja Besa Nikëhasani ka pretenduar ndër të tjera se organet e Vetingut ishin nën ndikim politik dhe se anëtarët janë shpërblyer me bonus nga qeveria. Sipas saj, disa anëtarët të Komisionit të Vetingut, shkalla e parë, kanë një mesatare të arsimit të lartë më të ulët nga sa kërkohet në kriteret për t’u bërë pjesë e KPK-së. Gjithashtu, Besa Nikëhasani ka pohuar se disa nga anëtarët që kanë marrë pjesë në shkarkimin e saj janë në hetim nga SPAK-u. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPA-ja nuk kishte bërë asnjë korrigjim të shkeljeve të KPK-së dhe se nuk i kishte pranuar prova shtesë që mund të lehtësonin pozitat e saj. Gjykata e Strasburgut i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora d'istria: 07/01/2023 05:44

    Keta ndyresira duhen rreshtuar ne sheshin skenderbej dhe te dale i gjithe populli e ti peshtyj e pastaj o ti mbyllin ne burg ose ti shporrin nga shqiperia pergjithmon se demin qe i bene ketij populli bashke me politikan si saliu e iliri per 30 e kusur vjet , sja beri popullit shqiptar as gjermani

    Përgjigju
  • Agushi: 19/12/2022 22:56

    Ore mire keta qe iken nga vetingu ,por keta merziten kur shikojne koleget we e kane kaluar ,psh ka kaluar vetingun nje prokuror qe ka blere gjysmen e katit te shtate te pallatit mgb te ura e maternitetit te ri tirane,dmth ka blere 4 hyrje dhe i ka bashkuar ne nje dhe ka bere nje suite 600 m2 ku vetem mobilimini ka shkuar mbi 300 mij euro dhe bashke me blerjen e apartamenteve i ka shkuar shtepia 1 milion euro,dhe jeton me nje grua fshatare aty dhe dy femije ,ky person eshte etalion i babezise dhe nje zot e di sa kriminele ka liruar per te blere suiten,por eshte ofenduese qe ka kaluar vetingun dhe vazhdon punen prokuror.

    Përgjigju
    • Agush: 20/12/2022 08:58

      Nuk ja di emrin pasi ky vjen dhe iken si hije ,nuk rrin ne lagje ne kafe ,por te gjith ne kete pallat e njohin si prokuror,ne momentin e pare qe do ja mesoj emrin do ja publikoj,por organet e vetingut apo spak me kaq te dhena sa kam dhene per adresen nuk i duhet me shum se 5 minuta per tja gjetur emrin dhe pasurite ,(eshte vetem nje pallat mgb ne tirane nuk jane 2 apo 10).

    • Nuriu: 20/12/2022 06:15

      Agush, si e ka emrin ky prokurori

    • @Agush: 20/12/2022 01:21

      Thuaje emrin o Agush se keshtu nuk te beson askush.

  • Lezhjani: 19/12/2022 21:04

    Ky Andri Ymeri nga shkoder eshte korrupsion I gialle. Nuk ka lana gja pa ba ca ka pase ne dore tuj marre leke per cdo Gjygj. Eshte burre I paturp sa edhe ankohet se Po i bajne padrejtesi.

    Përgjigju
  • FATMIR: 19/12/2022 18:19

    KUR FLASIN KETA PER REPUTACION QE I NJEF GJITH POPULLI PER HAJDUT DHE TE DEGJENERUAR I KISHINEV KTHYER GJUKATAT NE ÇERDHE KORTUPSIONI DHE PROSTITUCIONI KETYRE TU MERET PASURIA DHE TE FUTEN NE BURG JO TE PUNOJN AVUKAT POR TE NGELEN RRUGVE SI QEN

    Përgjigju
  • red: 19/12/2022 16:10

    Opinioni i popullit eshte gjithmone I sakte

    Përgjigju
  • Endri: 19/12/2022 15:51

    Keta duhet te hetohen

    Përgjigju
  • Kadiu: 19/12/2022 15:28

    Une propozoj te denohen me ligjin e Sheriatit.....

    Përgjigju
  • Doni: 19/12/2022 15:25

    Ju duhet te dilni para drejtesis per pasurin e jashte ligjshme qe i keni vjedhur hallexhijte.

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 19/12/2022 21:24

      Saktë! Është e vërtetë që kan humbur të ardhurat që patën, por të mos harrojnë se ato të ardhura i kishin nga kriminelët dhe droga. Po të jetonin me rrogën e punë të nderëshme, do të ishin edhe sot në punë e të nderuar.

  • enton: 19/12/2022 15:17

    dmth sipas kesaj na del qe keta qe iken ishin pis dhe ata qe mbeten qelibar??? te gjithe pis jane ku me shume e ku me pak ...

    Përgjigju
  • vlora1: 19/12/2022 14:59

    Nuk eshte e vertete qe njerezit ju shohin me sy te keq ,se po te ishte aq do ishte gjysma e se keqes.Njerezit ju urejne se i keni pire gjakun dhe une do propozoja qe kur tu shofin ne rruge tu peshtyjne.Kjo do ishte menyra me e mire e reagimit

    Përgjigju
  • Lleshi: 19/12/2022 14:52

    Te kishit punuar ndershmerisht! dhe me pasterti, dhe profenializem, dote ishit shum te nderuar, dhe te respektuar, po ju zgjodhet rrugen e gabuar! per tu bo milionere, qe as Stalsburgu nuk ka qju bon.

    Përgjigju
  • Qazimi: 19/12/2022 14:21

    Hani ato qe keni vjedhur gjithe keto vite boll i keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?