Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën s ai takon SPAK. I pyetur nga gazetarja e Report Tv. Danjela Maloku, Bardhi tha se qëndrimi i tij kundrejt SPAK është i palëkundur dhe se
"Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën. Qëndrimi im është publik dhe i palëvizshëm, sa herë të kem një shqetësim që lidhet me SPAK, do jem para jush për të shprehur opinion, kritikën apo qëndrim tim, por në parim qëndrimi im në raport me SPAK mbetet i palëkundur", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
‘11.3 kg prova’, Bardhi kallëzon Belinda Ballukun në SPAK: Aferë korruptive 80 milionë euro me dy TEC-et lundruese në Vlorë, fituesi i tenderit i paracaktuar
SI.E./A.M/ReportTv.al
