Kombëtarja U-21 do të nisë të dielën grumbullimin për dy ndeshjet e rradhës në eliminatoret e Europianit 2025, teksa do përballet fillimisht me Rumaninë me datë 17 dhe më pas me Malin e Zi në datë 21. Të dy sfidat do jenë në transfertë.
“Të jesh në vendin e parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mirë. Emocion i veçantë, kënaqësi e lojtarëve dhe motivim për ndeshjet e radhës. Ne do shkojmë atje për të qenë të ekuilibruar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Tani ka kaluar gjysma e ndeshjeve dhe duhet të jemi pak të zgjuar. Jo euforik,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.
Sëfundmi është folur për një interesim të Shqipërisë për 17-vjeçarin Arijon Ibrahimovic, i cili te Frossinone dhe të hënën shënoi kundër Empolit.
“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Europës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne,”-tha Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.
Trajneri i kombëtares U-21 la të kuptohet se djali i ish-kapitenit Rudi Vata, Roko Vata, ka zgjedhur të mos luajë për Shqipërinë.
“Nuk është mirë të flas për një lojtar që luan për Irlandën,”-deklaroi Bushi.
Kombëtarja shpresa renditet e para në grupin kualifikues me 9 pikë, por ka një ndeshje më shumë se rivalët.