Politikë

Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, mbërrijnë materialet zgjedhore në Elbasan

7 Maj, 13:53| Përditesimi: 7 Maj, 14:29

  • Share

Edhe në Elbasan ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për 11 majin. 

Materialet janë transportuar nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, në dy nga katër KZAZ-të e bashkisë Elbasan.

Një ditë më parë, u shpërndanë materialet zgjedhore në qarqet Korçë, Vlorë dhe Berat. 

Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.
 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Fier dhe Elbasan


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?