TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.
Në pranga ka rënë 31-vjeçari L.K., banues në Kamëz, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja";
Po ashtu është arrestuar edhe 28-vjeçari A. M., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento