DURRËS- Policia ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për trafik droge.
Konkretisht u arrestuan 24-vjeçari me iniciale A.S., dhe 22-vjeçari A.L., banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për ta masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento