Foto ilustruese

Kronikë

'Sundimi i Ligjit'/ Në kërkim për plagosje dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Tiranë

9 Shkurt 2024, 12:11| Përditesimi: 9 Shkurt 2024, 12:31

  • Share

TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” nën akuzën e plagosjes dhe vjedhjeve.

Në pranga kanë rënë A. K., 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe Egzon Muça., 30 vjeç, dhe Roland Koleci., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?