Kronikë

Hotel, dyqan e pishina nga Saranda në Tiranë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Armand dhe Gerti Markut, të përfshirë në trafik droge në Itali

14 Korrik 2021, 09:46| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 08:29

  • Share

SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand Marku dhe Gerti Marku, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Sipas SPAK këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal që ata kanë ushtruar në shtetin fqinj dhe se burimet e të ardhurave të tyre nuk justifikojnë pasuritë e vëna. Në ‘sitën’ e SPAK janë edhe pasuritë e familjarëve të Armand dhe Gerti Markut.

Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma  për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjykata e Milanos më herët ka dënuar Armand Marku  me 6 vjet e dy muaj heqje lirie për trafik narkotikësh dhe bashkëpunim në krim.

SPAK kërkon nga GJKKO konfiskimin e një hoteli në Sarandë, një pishine po në Sarandë, dyqan në Tiranë dhe një trualli.

Pasuritë e Armand e Gerti Markut dhe familjarëve të tij, që SPAK kërkon konfiskimin

1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosko, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.  

Ora 10:18
Me 4 yje në breg të detit, ja pamjet e hotelit luksoz që SPAK kërkon tu konfiskohet trafikantëve të drogës!

Harbour është një hotel me 4 yje në Sarandë. Siç mund të shihni edhe nga pamjet e siguruara nga shqiptarja.com hoteli është luksoz, me restorant dhe me disa dhoma me pamje nga deti.

Në publicitetin që i bëhet hotelit në Facebook thuhet se Korfuzi është vetëm 17 milje larg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?