Qyteti Sebinkarahisar në Turqi

Bota

Të shtëna festive gjatë dasmës në Turqi, vritet dhëndri 23-vjeçar

27 Gusht, 20:48
  • Share

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun. Dhëndri 23-vjeçar, i identifikuar si Ali K., u plagos ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të ceremonisë martesore.

Më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Dyshohet se të shtënat u kryen nga një e afërme e nuses.

Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan e dyshuar, ndërkohë që në oborrin e saj janë gjetur dy armë zjarri pa leje. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.

Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike.

Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në tragjedi familjare.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?