Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë brenda një lokali në Mitrovicë, ekzekutohet 42-vjeçari

12 Shkurt, 16:28| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:31

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj në Mitrovicë, ku një 42-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, thuhet në deklaratën e policisë.

Më tej policia thekson se hetimet po zhvillohen në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?