Të shtëna me armë dhe trazira në burgun e Meksikës, 14 të vdekur dhe 24 të burgosur të arratisur

2 Janar 2023, 08:39| Përditesimi: 2 Janar 2023, 12:52

  • Share

Të paktën 14 persona, përfshirë 10 roje, u vranë në një bastisje të armatosur në një burg në Ciudad Juarez të Meksikës, në kufirin me SHBA, gjatë të cilit të paktën 24 të burgosur u arratisën, thanë autoritetet lokale të dielën.

Zyra e prokurorit të shtetit Chihuahua tha në një deklaratë për shtyp se katër persona të tjerë u plagosën.

Bastisja u zhvillua në agim, kur persona të armatosur mbërritën me automjete të blinduara dhe hapën zjarr ndaj rojeve. Në të njëjtën kohë, familjet e të burgosurve prisnin të hynin në ambientet e burgut për të vizituar të afërmit e tyre në Vitin e Ri

Sipas raportimeve të para, bastisja kishte për qëllim lehtësimin e arratisjes së një grupi të burgosurish. Me ndihmën e ushtrisë, policia bëri katër arrestime, njoftoi prokuroria, pa specifikuar nëse ishin të arratisur apo autorë të sulmit.

Në këtë burg në veri të Meksikës, po mbahen anëtarët e karteleve famëkeqe Sinaloa dhe Juarez, të cilët kanë qenë në luftë për kontrollin e qytetit për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?