SHBA- 6 të vrarë është bilanci tragjik i të shtënave me armë që ndodhën këtë të hënë në paradën e 4 Korrikut, për ditën e Pavarësisë në Illinois të SHBA. Parada që po zhvillohej në Highland Park, u ndërpre papritur 10 minuta pasi kishte nisur, kur u dëgjuan disa të shtëna armësh.
Autoritetet e qytetit thanë se të paktën 16 persona të tjerë mbetën të plagosur. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kishin parë disa persona të gjakosur, ndërsa ishin dëgjuar rreth 20-25 të shtëna.
"Të gjithë vraponin, fshiheshin dhe bërtisnin. Ishte jashtëzakonisht e frikshme. Ishte shumë e frikshme. Jemi shumë me fat, dolëm shumë shpejt", tregojnë dëshmitarët.
Festimet aktualisht janë pezulluar ndërsa zyrtarët apeluan që banorët të evitonin zonën. Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet dhe nuk dihet as identiteti i autorit.
Aahahahahahha e the tamam o aplikant
PërgjigjuAPLIKONI SA ME SHUME LLOTARI PER NE SHBA ,,DUHEN ZEVENDESUAR KETA QE VRITEN...
Përgjigju