U plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, ish-kandidati për kryetar i PS-së: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë

16 Maj 2022, 14:01| Përditesimi: 16 Maj 2022, 20:51

  • Share

DURRËS- Ish kandidati i Partisë Socialiste për degën Durrës, Ardit Kërtusha ka mbetur i plagosur në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy. 31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

Dëshmia që Kërtusha ka dhënë përpara togave të zeza është kontradiktore, pasi fillimisht ai ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat që kishte me autorin. Sipas tij, konflikti me autorin para një muaji, ku kanë pasur edhe një konflikt fizik.

Por në dëshminë e dhënë më pas, Kërtusha thotë se ai ishte një atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

“Pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa autori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Policia në njoftimin e saj thotë se sherri ka ndodhur për një konflikt të çastit. Kërtusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 20:30
U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë

1652703865_WhatsAppImage20220516at2.23.09PM.jpeg

Zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës. Burimet bëjnë me dije se Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit duke deklaruar se ishte atentat i mirëfillta që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

"Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-COVID, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim.  Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa autori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë.”

Sakaq vetë Ardit Kërtusha sipas familjarëve ka pasi ka parë lajmet në media ka thënë:

“Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit.”

Ora 16:10
Detaje të reja, si u plagos Ardit Kërtusha sot në lokalin e Noizyt, shkak konflikti për pronat, një muaj më parë ishte zënë me autorin

1652703910_80004d4f018220e64e3ca2b5cc1cedc620f0.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e Ardit Kërtushës në lokalin e këngëtarit Noizy në Durrës. Në dëshminë që Kërtusha ka dhënë në spital ka thënë se konflikti me autorin ka nisur para një muaji për çështje pronash. Më herët Kërtusha me autorin kanë pasur përplasje fizike.

Kërtusha ka thënë në dëshminë e tij se autori ka ardhur në lokalin ku po qëndronte dhe e ka plagosur me në këmbë dhe se nuk e priste këtë veprim prej tij.

Pas kësaj, autori është larguar në këmbë, ndërkohë që Këtrusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani policia nuk jep detaje për autorin, por po punohet për arrestimin e tij, ndërkohe janë sekuestruar pamjet filmike te bizneseve përreth për te zbuluar itinerari e autorit.

Ora 14:24
Sherr në lokalin e Noizyt, plagoset me armë zjarri Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS

1652703865_WhatsAppImage20220516at2.23.09PM.jpeg

31-vjeçari i plagosur është Ardit Kërtusha, ish kandidati për kreun e PS në Durrës. Pas një konflikti për motive të dobëta në lokalin 'Zins', në pronësi të reperit Noizy, Kërtusha mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Kush është Ardit Kërtusha

Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Kërtusha iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën. Ish kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit u shpreh asaj kohe se qyteti ishte peng i interesave të Dakos. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERMALI: 17/05/2022 08:26

    ik o ardit jashte s eshte ky vend per ty ti meriton me te miren hahah cuni spiunit

    Përgjigju
  • DURRSAKU: 17/05/2022 08:17

    KY ESHT PLEHER NUK KA LENE NJERI PA MASHTRUAR....PUCA LLOJ MONSTRE SE KA SHOKU SHOKUN

    Përgjigju
  • Gradishta: 16/05/2022 16:43

    Po të shikosh me kujdes realitetin të gjithë këta gjoja militantë partiakë që kanë probleme me ligjin janë si puna e kurvave që shëtisin c... më c... e nuk ngopen dhe këta parti më parti vetëm për të përfituar e vjedhur , por nëse hanë kokat e njëri tjetrit mirë t'u bëhet.

    Përgjigju
  • Cubi: 16/05/2022 15:29

    LEGEN

    Përgjigju
  • aldo: 16/05/2022 14:39

    do kete llene ndonje toke andej nga shoku vet ne spitalle

    Përgjigju
  • Loran: 16/05/2022 14:34

    Kush e di ca pislleku do ket ber

    Përgjigju
  • muli: 16/05/2022 14:28

    po thojeni te gjithe te verteten, tani eshte me PD-ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?