DURRËS- Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur.
Report Tv mëson se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet në videon e Report Tv, në vendin e ngjarjes kanë mbetur shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë.
Shkopi i bejzbollit në vendin e ngjarjes
Referuar njoftimit zyrtar të policisë, është kapur autori nga fisi Tatozi, teksa janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve. Urgjenca e spitalit të Durrësit ku ndodhet i plagosuri, është rrethuar nga policia.
Forca policie te Urgjenca e Durrëst ku ndodhen 2 të plagosurit
Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për vdekjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, pas sherrit në Durrës. Ndërkohë, njoftojnë se një tjetër i plagosur është paraqitur në spital, i identifikuar me inicialet E.T.., por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarjes ose jo.
"Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.
Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje", njofton policia.
Në pamjet që Report Tv sjell shihen në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, për pasojë u regjistrua një viktimë dhe një i plagosur.
Ndërron jetë një nga të plagosurit në Durrës. Mësohet se ka ndërruar jetë Armando Baboçi 39 vjeç i cili kishte plagë të rënda në bark, e ndërsa djali i tij Erald Gjini (ka ndërruar mbiemrin) 19 vjeç ka mbetur i plagosur.
Zot na ruaj Ende po vrihen per nje fjale ne Shqiperi. Dashte zoti qetesohet gjendja pasi shteti e dorezoi veten
PërgjigjuShqipot jane me keq se nitroglicerina,shperthejne per asgje.
PërgjigjuO Iris shperthejne se i eshte rrenjosur ne koke se nuk ndeshkohen nga keto legena gjykatesa, prandaj ndodhin keto gjera, shqipo jane edhe kosovaret po atje ndodhin 2-3 ne vit, ketu te ne ndodhin ne jave.
Covidi ne bote u kap mushkerite dhe organe te ndryshme kurse ne Shqiperi vetem trurin ka kap jemi ne 2020 dhe gjykohet si ne mesjete perfundimisht shpellar jemi dhe ashtu do te ngelemi kushdo qe eshte Shqipfoles
PërgjigjuA din kush me na diftu edhe sa kena mbete.Se po behemi gati per votime me lista por pa njerz.
PërgjigjuArma asht me mbrojt vedin mderin kanunin nuk asht kurrgja tjeter
Përgjigju19 vjec dhe nderroi mbiemrin, e nisi karrieren.
PërgjigjuMos u shqetesoni o njerez, se vetem budallenjte dhe kriminelet po ikin. Sa me shume nga keta kafshe te ikin aq me shume pastrohet Shqiperia. E ardhmja eshte e ndritur se do mbeten ata qe jane me edukate dhe inteligjentet.
PërgjigjuNgushëllime familjes! Para një muaj kam pasur një sher me dikë që akoma dhe sot kam menduar cdo gjë për atë plehrë, e vetmja gjë që më frenoi në moment ishin fëmijët e mi sepse dy gjëra janë dhe ta zhdukja atë plehrë do kisha mbyll jetën time burgjeve... Sheri është mallkim, sidomos kur ti mendon pasojat më pas, burgje e hasmëri pa fund..
PërgjigjuSe nuk e meritojne disa ... e meritorjne. Po s'ke leverdi thuaj!
o shqiptar, duhet ma shume tolerance mes vetit, se robi si te vdesi nuk vjen ma, thirrni mendjes.
Përgjigjuçpo behet keshtu mor aman .U shua Shqiperia ca nga korona ca nga vrasjet.po iken shteti per lesh ,ka daj jashte kontrollit fare
PërgjigjuPo cfaj ka shteti ketu, kur njerzit per nje shikim nga makina vriten ndermjet veti. Nuk ka nje makine e nje polic asku,
Po mer Po.nji dy e shteti...ca ti boj shteti ktyre qe vriten tu honger petlla...tu boj trasplant truri...apo te veri ne cdo kafene i polic ke dera...kafsha ngelet kafsh...
Ju rafte pika se na trumakset o njerez te ndyre qe e vrisni njeriun sikur te jete mize
Përgjigju