Vendi ku ndodhi ngjarja

Bota

Të shtëna me armë në Filadelfia të SHBA, të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

27 Maj, 07:57| Përditesimi: 27 Maj, 08:00

  • Share

Të paktën dy persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në një park në Filadelfia.

Midis dy të plagosurve janë edhe dy të mitur, ndërsa një person tjetër u godit nga një makinë gjatë momenteve të kaosit dhe u dërgua në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, pas një gare makinash që po zhvillohej në zonë.

Mediat lokale raportuan se parku Fairmount ku ndodhi ngjarja kishte qenë i mbushur me njerëz gjatë ditës, me familje që mblidheshin për barbeque tradicionale të Ditës së Përkujtimit.

Në përditësim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?