Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë pranë një banke në Kentaki të SHBA-ve, 5 të vdekur dhe 6 të plagosur! Vdes edhe autori, dyshohej se ishte ish punonjës

10 Prill 2023, 16:46| Përditesimi: 10 Prill 2023, 17:58

  • Share

SHBA- Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin amerikan të Louisville, Kentaki transmetojnë mediat e huaja.

Sipas BBC edhe autori ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se autori ka hapur zjarr në një bankë në qendër të Lousville dhe se ishte ish punonjës i bankës. Mes viktimave raportohet se është edhe oficer policie. 

‘Është e paqartë se çfarë e çoi në vdekjen e tij. Ne besojmë se ky është një person i armatosur i vetëm i përfshirë në këtë që ka pasur një lidhje me bankën... Duket se ai ishte një punonjës i mëparshëm," thotë zëvendës shefi i policisë Paul Humphrey.

Policia, së bashku me agjentët e FBI-së, konfirmoi se të shtënat ndodhën në Bankën e Vjetër Kombëtare, më e madhja në shtetin e Kentakit.

Nuk ka ende informacione lidhur me gjashtë personat e plagosur që u dërguan në Spitalin e Universitetit të Luisvillit.

Nga qytetarët u kërkua të qëndrojnë larg zonës kryesore lindore të qytetit.

Vendi i ngjarjes

Në përditësim...

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demi: 10/04/2023 17:35

    Vend terrorist qe ekonomine e tij e ka mbeshtetur ne prodhimin e armeve kokat hengshi se ju e keni ndezur boten zjarr legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?