Plagoset 32-vjeçari në Laç pas një konflikti të çastit, autori braktis mjetin e arratiset me armën e krimit (VIDEO)

15 Maj 2020, 18:23| Përditesimi: 15 Maj 2020, 19:18

  • Share

LAC- Në 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Laç, ku autori ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes.

I plagosur ka mbetur Zef Marku banues në Markatomaj të Lezhës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të plagëve të marra.

Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 17:45 në Laç, 32-vjeçari është plagosur me dy plumba në këmbë. Sipas deklaratës së policisë, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar për ngjarjen. Autori I.Xh. nga Gjorma ka braktisur mjetin në një kanal e është larguar me armën e krimit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, po ushtrojnë kontroll në banesa dhe po krehin zonën. Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?