Lezhë/ Plumba 28-vjeçarit nga Miloti, sapo ishte kthyer nga Belgjika! U hodh nga makina kur kuptoi që po i bëhej atentat! Report Tv sjell videon pak minuta pas sulmit

14 Maj 2022, 20:15| Përditesimi: 15 Maj 2022, 09:00

  • Share

LEZHË- Një 28-vjeçar nga Miloti, i identifikuar si Blerim Preçi ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të shtune, por fatmirësisht ka mundur që t'i shpëtojë breshërisë së plumbave. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:05 në Ishull Lezhë, ku i riu ka qenë duke udhëtuar së bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi në mjetin Mercedes Benz tip 'ML', teksa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me pistoletë. 

Si ndodhi ngjarja?
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se në lëvizje e sipër, një Audi gri u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë.  Asnjë  nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.

Report Tv ka siguruar video vetëm pak minuta nga atentati në Lezhë, ku shihet se shënjestra Blerim Preçi i veshur me të bardhë duket i shokuar nga ngjarja që ka ndodhur, e ndërsa kushëriri i tij, Klisman Preçi duket teksa shtrihet në pjesën e përparme të makinës! Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, për pasojë policia i ka shoqëruar në Komisariat ku i ka marrë në pyetje.

Kush është Shënjestra, Blerim Preçi?
Nga informacionet paraprake, 28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri. 

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip 'Audi' ngjyrë gri.  Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.

Ora 21:34
Report Tv siguron videon pak minuta pas atentatit! 28-vjeçari i shokuar, u hodh nga makina sapo kuptoi që iu bë atentat

Në video shihet 28 vjeçari Blerim Preçi me bluzën e grisur pak çaste pasi i shpëtoi një atentati së bashku me kushëririn e tij Klisman Preci pranë Ishull Lezhës. Zonat e duket e rrethuar nga policia qe sapo kanë mbërritur ne vendngjarje. Pranë tij duket edhe kushëriri që udhëtonte me të, Klisman Preçi, të çileve rreth orës 20.00 të së shtunës u përballen me plumbat ndërsa udhëtonin me  makinën benz tip ML. Në lëvizje e sipër, një Audi u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë  nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.

Ora 21:07
Sot iu bë atentat në Lezhë, del FOTO, kush është 28-vjeçari nga Miloti që sapo ishte kthyer nga Belgjika

1652555362_WhatsAppImage20220514at9.06.49PM.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e shënjestrës së atentatit në Lezhë, Blerim Preçi, 28-vjeç nga Miloti. 

Ora 20:54
Atentati në Lezhë/ Shënjestra sapo ishte kthyer nga Belgjika, ja pista kryesore e hetimit

1652553010_Screenshot3.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati në Lezhë. Mësohet se Blerim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe e shkuara e tij, është një nga pistat kryesore të hetimit. 

Ora 20:45
Atentati në Lezhë/ Policia jep njoftim zyrtar

1652553046_Screenshot1.jpg

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me atentatin në Lezhë. 

"Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve", njofton Policia. 

Ora 20:42
Atentati në Lezhë/ Report Tv siguron emrin e shënjestrës

1652553046_Screenshot1.jpg

Report Tv ka mësuar se shenjestra e atentatit të sotëm ka qenë Blreim Preçi. 

Ora 20:27
Atentati në Lezhë/ Zbulohet kush ishte shënjestra! U qëlluan me breshëri automatiku nga makina në lëvizje

1652552416_Screenshot1.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga atentati në Lezhë. Mësohet se shënjestër kanë qenë 2 persona që po udhëtonin në makinën Mercedes Benz tip ML me mbiemër Preçi nga Miloti! Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht kanë shpëtuar plumbave.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?