Kishin shkuar për të parë shtëpitë e vjetra, ekzekutohen dy persona në Lezhë! Vritet rapsodi i njohur! Dyshime për konflikte të vjetra pronësie

27 Prill 2020, 16:07| Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:46

  • Share

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani kishte miqësi dhe ishte fqinj me Preng Simonin dhe kishin udhëtuar së bashku drejt zonës së thellë për të parë shtëpitë e vjetra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe është një zonë që nuk ka lëvizje të mëdha.

Report Tv mëson se dy viktimat kishin udhëtuar në mesditë drejt shtëpive të tyre të vjetra, por humbën kontaktet me familjarët. Dy trupat e pajetë janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon. Viktimat janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Sipas burimeve Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe  kishin dalë herët në mëngjes me motor për të shkuar tek shtëpitë e vjetra që kanë në këtë fshatin Lalm i vjetër.

Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve ata janë qëlluar me breshëri automatiku dha nga plagët e marra në disa pjesë të trupit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në murgun e spitalit të Lezhës për ekspertizë mjeko ligjore.

Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor, ndërsa janë gjetur gjithashtu një sasi e madhe gëzhojash. Mbetet ende mister se kush është autori dhe motivet, por sipas policisë dyshohet se një person i tretë ka qenë autori që ka kryer ekzekutimin.

Nuk dihet ende nëse njëri prej tyre ka qenë objektivi apo të dy, por për shkak të mungesës së banorëve në zonë zbardhja e ngjarjes do të jetë edhe më e vështirë.

Dy personat e ekzekutuar nuk kanë asnjë precedent penal apo konflikte sipas policisë së Lezhës dhe të dy jetonin në një tjetër fshat. Mbetet ende i paqartë se cili mund të kishte qenë objektiv i këtij atentati.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.  Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kreh të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarje me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, pasi ende nuk është e qartë se sa persona kanë qenë në ekzekutim.

Dy Viktimat Kol Murrani dhe Preng Simoni

 

Ora 20:34
Ekzekutohen dy persona në Lezhë, dyshime për konflikte të vjetra pronësie

1588012526_lezhe1.jpg

Dy personat që humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë dyshohet se kishin konflikte të vjetra pronësie.

Kjo sjell lindjen e dyshimeve për shakakun e ekzekutimit të tyre.

Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani kishte miqësi dhe ishte fqinj me Preng Simonin dhe kishin udhëtuar së bashku drejt zonës së thellë për të parë shtëpitë e vjetra.

Ora 17:00
Shtegu për të shkuar në vendin e krimit! Zona e thellë malore në Lezhë ku u vra rapsodi dhe një tjetër

Zona Lalm i Vjetër është një zonë e thellë malore e Lezhës, ku dhe rruga infrastrukturore mungon. Në këtë zonë ka shumë pak banesa, ndërsa një prej banorëve të saj ishte dhe rapsodi Kol Murrani, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Në videon e siguruar nga Report TV tregohet qartë që rruga në fakt është një shteg i hapur nga vetë banorët për t'u lidhur me qytetin e Lezhës.

Ora 16:59
Kur rapsodi i vrarë Kol Murrani i këndonte Matteo Salvinit

Rapsodi, i cili humbi jetën, i ka kënduar dhe Italisë duke e falenderuar për mikpritjen dhe bujarinë e treguar gjatë eksodit të shqiptarëve, ndërsa në hyrje të këngës ka vendosur dhe një përshëndetje të politikanit italianë Matteo Salvini, i cili përshëndet shqiptarët.

Ora 16:41
Vritet Kol Murrani, rapsodi i njohur në zonën e Lezhës

Kol Murrani, i cili u vra ditën e sotme në Lezhë, ishte rapsod i njohur nga Mirëdita.

Ai ishte mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut. Në një foto ai ka dalë edhe me ish deputetin Eduard Ndocaj.

Komento

Komente

  • Toni: 28/04/2020 02:04

    Shumica e shqiptarve vriten per moral se I komando koka posht .

    Përgjigju
  • Amos Lounge Bar: 27/04/2020 20:29

    Me ka do kapen autort ne lezh me at drejtor te ngel ne klas si gert mitra] Apo me shefin e komisariatit nik k nikollin. Si e kan menen me bashkpunu me horrat e lezhes lacit e mirdites. Per me mjell naj ar me hashash

    Përgjigju
    • Altin: 27/04/2020 22:43

      Ne te gjitha portalet e lajmeve po komenton te njejtat gjera, ti paska shkund puplat policia ne lezhe me duket haha emrat qe thua ti kane nga 25 vite ne policine e shtetit. Mos nxirr mllef ndaj policise se te bllokojne patenten e ste lene te shesesh pordhe neper lezhe. Iku koha e karagjozlliqeve. Sa te kene armet e 97 njerezit jane vrare e do vriten. Ai qe e ndan mendjen per te vrare spyet per polici.

  • Vlore: 27/04/2020 17:53

    Popull i egere neandertal shtaze te egra pylli, egersira!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/04/2020 17:24

    O uku kanalit po ça me bo çeveria me ju vu ju ukve të kanalit të gjithve nga një polic nga mbrapa. Regullin kërkoja kryekriminelit malokut salhe se ai i hapi depot e armëve e vriten burrat si me pas qen zog pulastreni o uku kti temit.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 27/04/2020 16:36

    Ku eshte aftesia zbuluese e Policise shtetit? Ku eshte "policia jone"? E mori me vete tahirsajmiri??? Apo Likefloriri? Apo kapidanlleshi? Apo rilindja qe lshoj zà kur e ngjesh???? Hej more popull sa davete paske per te paguar duke botuar.....

    Përgjigju
  • O tej: 27/04/2020 16:26

    O loku po eshte tani korona ju ke alltia e keni mendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?