LEZHË-Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga Altin Marku. Ngjarja ka ndodhur në orën 13.00, ku Simoni dhe Marku fillimisht janë konfliktuar në zyrë dhe disa orë më pas Marku i ka bërë pritë në mes të rrugës funksionarit lokale duke e qëlluar disa herë brenda makinës me të cilën udhëtonte! Tre plumba ka marrë Besnik Simoni në shpatull e zonën e barkut, ndërsa një person i dytë që ndodhej në makinë bashkë me të ka shpëtuar pa lëndime! Ky u fundit e mori të plagosurin dhe e dërgoj me urgjence në Spitalin rajonal të Lezhës e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe ka kaluar rrezikun për jetën.
4 orë pas plagosjes me armë zjarri të kreut të Njesisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, policia ka arritur të neutralizojë dhe prangosë autorin e dyshuar. Altin Marku u kap në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armën e krimit. Gjatë arrestimit mësohet se edhe autori ishte i plagosur me armë zjarri në pjesën e krahut dhe po dërgohet te Trauma në Tiranë. Mbeten e paqarte nëse është vetëplagosur apo ka patur shkëmbim zjarri mes tij dhe Simonit.
Në deklarimet e para, ai ka thënë se kishte mbeti i plagosur në ngjarje, duke thënë se kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni ka qenë i pari që ka qëlluar me armë zjarri e më pas ky i është përgjigjur. Po deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të asaj çfarë ka ndodhur.
Aktualisht policia bën me dije se ka sekuestruar vetëm armën që ka përdorur autori dhe nuk dihen nëse në vendin e ngjarjes është përdorur armë tjetër apo jo.
Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa motivet e konfliktit janë ende të paqarta. Grupi hetimor është përqendruar në dy pista, e para plagosje për shkak të detyrës dhe e dyta një konflikt i mbartur prej një viti për motive politike, qe e ka zanafillën në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25-prillit. Besnik Simoni është përfaqësues i Partisë Socialiste dhe mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative të Kallmetit, që prej gushtit të vitit 2019-të, kohë kur drejtimin e Bashkisë Lezhë e mori Pjerin Ndreu.
Besnik Simoni dhe Altin Marku
Report Tv ka siguruara fotografinë e Altin Markut, autorit të ngjarjes në Lezhë.
Burime për Report tv, Altin Marku ka mbetur i plagosur në ngjarjes dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Mbeten e paqartë nëse është vetëplagosur apo ka pasur shkëmbim zjarri. Ne deklarimet e para ai ka thënë se e kanë qëlluar atë të parët me armë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka një plagë në pjesën e krahut.
Në pranga është vënë Altin Marku, autori i plagosjes së kreut të Njësisë Kallment në Lezhë, Besnik Simoni. Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, ai është kapur në një banesë në fshatin Kallmet.
Besnik Simoni ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë pasi u qëllua me 3 plumba pas një sherri që nisi në zyrën e tij, pasi mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.
Të tjera detaje janë mësuar nga plagosja në Lezhë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një konflikt të nisur një vit më parë. Administratori e kishte rrahur autorin dhe sot janë përplasur serish. Konflikti ka nisur në fushatë lokale.
Me dhjetëra forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kallmet të Lezhës. Janë në kërkim të autorit të plagosjesn së kreut të Njësisë Administrative Kallmet, Simoni.
Altin Marku është personi që ka qëlluar me 3 plumba sot kreun e Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni.
Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku u plagos kreu i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni. Bëhet me dije se ndaj tij u qëllua me breshëri në rrugë.
Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni është plagosur me armë zjarri ditën e sotme, për shkak të detyrës. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, pas një konflikti verbal që Simoni ka patur në zyrë me autorin. Më pas ky i fundit i ka bërë pritë në rrugë dhe e ka qëlluar me pistoletë. Autori është identifikuar si Altin Marku, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Kreu i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Ai është qëlluar me 3 plumba.
I plagosur nga të shtënat me armë në Lezhë është administratori i Kallmetit Besnik Simoni.
Bravo tini, i paske fut dhe vehtes nje plumb I papam qenke, super alibi ... Ti me kallash , po ai me ca te gjujti ? Po gjithsesi kuptohet lehte more tini A eshte plage e bere vete apo nga larg... Te keni shendetin se jeni kafshe parahistorike komplet!
PërgjigjuKeshtu eshte kure perdoresh nga politika e pastaj e mbane kopilin ne dere…Mire ja kane ba Lopqarit zyrtare????
Përgjigju