Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë

29 Korrik, 21:48| Përditesimi: 29 Korrik, 22:13

  • Share

Dy gra vdiqën dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur të shtënat me armë shpërthyen të dielën në mbrëmje në një park publik të mbushur me njerëz në Rochester, Nju Jork.

Si pasojë e të shtënave, Tyasia Manning, 25 vjeç, një punonjëse e qytetit, u vra, ndërsa një viktimë e dytë, Phylicia Council, 34 vjeç, vdiq pak më vonë.

Sipas mediave të huaja, qindra njerëz ishin në një tubim gjithë-ditor në Parkun Mapleëood të Rochester-it kur të shtënat filluan rreth orës 18:20, thanë autoritetet.

Hetuesit po hetojnë për të përcaktuar se çfarë e nxiti dhunën dhe kush ishte përgjegjës, por shefi i policisë David Smith tha se u qëlluan me armë të shumta.

“Kam ngritur sytë dhe dëgjoj dikë duke bërtitur. Ai ka një armë! Vraponi!” , tha  një banore e Rochester, Shelly Strong e cila ishte pranë vendit të ngjarjes.

Pesë personat e tjerë të goditur nga plumbat pësuan plagë dhe lëndime të tjera, por janë jashtë rrezikut për jetën.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?