Policia në vendin e ngjarjes

Bota

Sulm me armë në një shkollë në Suedi, 10 të vdekur! Media: Vdiq edhe autori

4 Shkurt, 14:33| Përditesimi: 4 Shkurt, 22:02

  • Share

SUEDI- Të paktën dhjetë persona kanë vdekur sot (4 shkurt) pas disa të shtënave me armë në institucionin arsimor 'Campus Risbergska' në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit. Sipas BBC mes të vdekurve mund të jetë edhe autori i dyshuar që hapi zjarr, 35 vjeç.

Ndërkohë raportohet se gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim në spital.

Sipas zyrtarëve të policisë ky nuk është një akt terrorist. Por ky pretendim nuk është përfundimtar për momentin.

Pas incidentit banorëve iu kërkua të qëndronin larg zonës së Västhaga, ose të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.

"Dëgjoni oficerët mos dilni nga shtëpitë tuaja”, thuhej në një deklaratë të policisë duke theksuar se operacioni ishte “ende në vazhdim”.

Mësuesja Lena Warenmark tha për radion publike suedeze SVT se dëgjoi rreth 10 të shtëna pranë zyrës së saj. Dëshmitarë të tjerë thanë se sot kishte më pak studentë se zakonisht në institut: shumica e tyre kishin shkuar në shtëpi pasi kishin dhënë një provim.

Një dëshmitar tjetër shprehet se është i tronditur nga kjo ngjarje.

"Dëgjuam zhurma dhe britma të forta. Tani jemi ulur këtu duke pritur që të evakuohemi nga shkolla tha Andreas Sundling, 28 vjeç, ndërsa ishte strehuar në një klasë. 

Shkolla 'Campus Risbergska' ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Policia përjashton mundësinë e një akti terrorist, ndërsa autori I cili dyshohet të ketë vepruar i vetëm nuk ka patur precedentë të mëparshëm penealë. Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson i cili e ka cilësuar këtë si “sulmin më të rëndë me armë në historinë e Suedisë”, ndërsa hetuesit po punojnë për të identifikuar viktimat dhe autorin e sulmit.

Ora 19:01
Suedi, publikohen pamjet kur sulmuesi qëllon me armë në shkollë

Foto: Autori që qëlloi me armë në shkollë

Janë publikuar pamjet ku sulmuesi qëllon me armë në shkollën Campus Risbergska' në Örebro, Suedi. 

Siç shihet në momentin që studentët dëgjojnë të shtënat me armë me vrap tentojnë të largohen nga mjedisi i shkollës,

Në video gjithashtu dëgjohet një zë që thotë ‘O Zot’.

Deri më tani raportohet se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur.

 

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?