4 persona kanë mbetur të vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në shkollën e mesme Apalachee, në SHBA ditën e sotme.
Sipas BBC, sherifi i qarkut, Jud Smith, tha se policia mori një telefonatë në orën 21:30 me orën lokale duke raportuar se ka ndodhur një sulm në shkollë.
"Kjo do të marrë shumë ditë që ne të marrim përgjigje se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi kjo," shton ai.
Nga ana tjetër, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti i SHBA Joe Biden, i cili u shpreh se ai dhe Zonja e Parë Jill Biden po mbajnë zi për vdekjen e atyre që iu ndërpre jeta nga të shtënat me armë.
"Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Ëinder, Gjeorgji, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme, dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona," thotë ai.
Presidenti kërkoi ndalimin e armëve sulmuese, një thirrje që e ka bërë edhe më herët, si dhe masa të tjera të kontrollit të armëve.