Belgjikë-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm (5 shkurt) pranë një stacioni metroje në qendër të Brukselit.
Pamjet CCTV të transmetuara nga mediat lokale tregojnë të paktën dy burra të veshur me kapuç dhe me armë në hyrje të stacionit Clémenceau në kryeqytetin belg herët të mërkurën, raporton BBC.
Sarah Frederickx, zëdhënëse e policisë së Brukselit, tha se të dyshuarit ikën në stacionin e metrosë dhe mund të jenë ende në tunelet e metrosë teksa nënvizoi se nuk pati të lënduar nga të shtënat. Si policia lokale ashtu edhe policia federale hekurudhore po kontrollojnë zonën.
Policia po kërkon "një grup të vogël njerëzish, ndoshta dy ose tre individë", tha Frederickx, duke shtuar se ata mund të jenë ende të armatosur dhe se policia nuk donte të rrezikonte.
Stacioni Clémenceau është mbyllur, si dhe stacioni aty pranë Bruksel-Midi, i cili gjithashtu shërben si terminal për trenat e Eurostar. Dy linja metroje përmes qendrës së
Brukselit janë pezulluar gjithashtu, nga Gare de l'Ouest në Trône, që është afër Parlamentit Evropian.
Raportet në mediat belge sugjerojnë se ngjarjet mund të kenë qenë të lidhura me trafikun e drogës. Zona përreth Bruksel-Midi ka pasur prej kohësh një reputacion për dhunë dhe krim.
Linjat e tramvajit gjithashtu u ndërprenë, përkatësisht midis Lemonnier dhe Berkendael dhe midis stacioneve Port d'Anderlecht dhe Gare du Midi.
Mijëra udhëtarë u prekën nga incidenti, i cili ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ende nu ka asnjë tregues se kur mund të rifillojë shërbimi normal.
Një post komandimi për të koordinuar kërkimin është ngritur në bashkinë e Anderlecht, në perëndim të qendrës së qytetit të kryeqytetit belg.
#BREAKING ??Belgian police are searching for armed suspects after a shooting at a Brussels metro station. CCTV footage shows two men in balaclavas carrying what appear to be Kalashnikov rifles at Clemenceau station early Wednesday.
— 凤凰欧洲 PhoenixCNE News (@PhoenixCNE_News) February 5, 2025
Federal police, railway police, and other units… pic.twitter.com/I6LcncbiWj