Konflikti mes fiseve, plumba makinës së blinduar të nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën e rrugës, në kërkim babë e bir

26 Mars 2023, 20:13| Përditesimi: 26 Mars 2023, 23:27

  • Share

RRËSHEN- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen i cili dyshohet ta ketë zanafillën prej konflikteve të dy fiseve Bardhi dhe Reçi. Fillimisht dy të rinjtë, Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht e më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. Gjatë largimit të këtij të fundit nga vendi i ngjarjes, për shkak të të shtënave me armë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën rrugës. 

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet ta ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen.

Ora 22:36
Të shtënat me armë në Rrëshen, dalin pamjet e plumbave në makinën e Saimir Reçit që u qëllua nga babë e bir pas një sherri

 

 

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentet ku Enrik Bardhi ka qëlluar me armë zjarri në makinën e Saimir Reçit pas një sherri mes tyre për parkimin.  

Ora 21:50
Të shtënat me armë në Rrëshen, konflikti mes të rinjve nisi për parakalimin me makinë

1679863127_1679862407finalprojekt00132208Still022.png

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrëshen ku është qëlluar më armë në drejt të një të makinës në të cilën udhëtonte  Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njeri tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.

Ora 20:55
​​​​​​​Të shtënat me armë pas një sherri në Rrëshen, objektivi nipi i Kastrot Reçit! I ekzekutuar në 2020-n

1679856968_8080299310218767635653780394550444728254464o.jpg

Saimir Reçi, objektivi i sotshëm pas një sherri me Enrik Bardhin është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020. Saimir Reçi është përplasur fillimisht fizikisht me Enrik Bardhin i cili më pas ka shkuar në banesë të marrë armën dhe së bashku me të atin e tij kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Saimir Reçit, i cili më pas është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 28/03/2023 21:55

    keto dy familje te gjejne gjuhen e pajtimit per hater te te rinjve dhe femijeve te ketyre dy familjeve,,ulni gjakrat dhe lini hakmmarrjet,,,femijet duan te jetojne ne paqe ,,dhe te dalin ne rruge pa pasur frike se dikush do i vrase...thirrini mendjes...jemi ne vitin 2023....jo ne 1914......

    Përgjigju
  • Elton: 27/03/2023 08:44

    Hajde epoke e gurit hajde , fisi Bardhi fisi Reçi hahahaha . Shoqeria shqiptare ka ngelur akoma ne epoken e patriarkatit te pare me fise si indianet e Amerikes , dhe hajde prit te beje perpara ky popull vk .

    Përgjigju
  • Toma: 27/03/2023 01:40

    Hajd jepi Duuum DummmmmmDumit

    Përgjigju
  • Hajde hajde: 26/03/2023 23:36

    Po pse gjun kot kur asht blind

    Përgjigju
    • Shkodra: 27/03/2023 06:18

      Mir ai qe gjun,po ky nishi pse me ba manovra me blind. blindi nuk asht per manovra se e merr pesha para. Per menimin tem. dikur thoshin ma shum marrja se dami,e kunderta ne kyt rast. ma shum dam se marrja

  • Kureshtar: 26/03/2023 23:27

    Lexoj dike qe thote se qenka ndezur konflikti i hershem. Kush merr guximin te na pershkruaje me shume, nga terreni, nga qyteti, ca dini qe s'i thote artikulli? Pse e quani konflikt te hershem kete te Bardhajve me Rect? Respekte per kedo rreshenas qe do te kontriboje

    Përgjigju
    • Bëj një xhiro: 27/03/2023 08:48

      Ore kureshtar, dil e puno në terren e mos rri nëpër portale me shpresë se mëson ndonjë të re. Policë dembel

    • Kureshkar: 27/03/2023 08:40

      O kureshtar mos me thuaj qe je nga fieri e merresh gjithe diten me keto mhb?

    • @O Kureshtar: 27/03/2023 07:28

      Rreshensit nuk jane njerez te rendomte por jane shpellare te pabese ne gjendje primitive. Ju erdhi hakut Enver Hoxha por kafsha nuk behet njeri. Vrituni mes vedi per nje fjale goje. Jeni dhe "trima" sa keni makine te blinduar dhe prape hutoheni nga krismat hahaghs

    • RRESHENI: 27/03/2023 00:43

      Sepse ne vitin 1995 nje pjesetar i fisit Bardhi ka vrare nje pjesetar i fisit Reci, gjithashtu qe ta theksojme fisi Reci esht nder me te fuqishmit ne rreshen

    • O kureshtar: 27/03/2023 00:30

      Rreshensit nuk jan njerez te rendomte me te dhan informacion ty cop Plehre o njeri i papune

  • Rreshen: 26/03/2023 23:20

    U nez dhe konflikti kahershem n mirdit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?