Ekzekutohet duke pirë kafe në lokalin e tij biznesmeni politikan në Shëngjin, anëtar i PSD për Këshillin Bashkiak Lezhë! FOTO nga momenti i vrasjes! Ja pistat e hetimit

19 Prill 2023, 13:40| Përditesimi: 21 Prill 2023, 13:52

  • Share

SHËNGJIN- Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës në bar-restorantin e tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Siç shihet në këtë foto të siguruar nga Report Tv, atentatori ka hyrë i kamufluar me skafander motori, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. Ka qëndruar përballë 50-vjecarit që konsumonte kafe dhe me një pistoletë TT  ka qëlluar me 7 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Përballë në këmbë qëndron  roja i godinës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.

Duket se vrasësi ka qenë i përgatitur për të mos shkaktuar dëme në lokal, por të qëllojë vetëm mbi shënjestrën. Më pas është larguar me ndihmën e bashkëpunëtorit në krim për t’u arratisur nga vendngjarja me një ‘Range Rover’ të zi me targa angleze.

Ardian Nikulaj që njihej dhe si Ardian Marku lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërisë së vjetër apo dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan. Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT.

Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur sepse anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh dhe ky fakt konfirmohet nga TIMS.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Elvis Hila

(Formulari i vetdeklarimit per zgjedhjet e 2021)

 

 

(Ekstrakti i biznesit të Ardian Nikulaj)

 

1681905073_page.jpg

 

Viktima Ardian Nikulaj

Ora 21:33
Po shkonte të ekzekutonte biznesmenin në Shëngjin, Report Tv siguron FOTON e autorit teksa Lëviz i vetëm me motor

1681932765_finalprojekt.00014517.Still033.jpg

Report Tv siguron foton e autorit te vrasjes se biznesmenit Ardian Nikulaj ne Shëngjin. Ai shihet duke lëvizur me një motor me targa ne rrugën e Shëngjinit. Autori lëviz i vetëm.

Ora 21:09
FOTO/ U ekzekutua sot në Shëngjin, Ardian Nikulaj pak muaj më parë kishte festuar 50-vjetorin me një darkë madhështore

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin kishte festuar pak muaj me parë 50-vjetorin e lindjes. Në darkën e organizuar në lokalin në pronësi të tij ku dhe u vra në Shëngjin, Nikulaj kishte organizuar një darkë me shumë të ftuar.

Ora 17:40
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet për gjakmarrje! Policia kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj

1681906751_Q.jpg

Lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë. Ngjarja ndryshohet se lidhet me një konflikt të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Palaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.

Por vetëm disa vite më pas vritet vëllai i dytë në familjen Nikulaj. Autori ka qëlluar plot 6 herë, pasi kjo vërtetohet në gjetjen e 6 gëzhojave në vendin e ngjarjes. Ndërsa viktima ka marrë vetëm një plumb në ballë. Autori rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT. Viktima e ditës së ishte një figurë mjaft e njohur në Lezhë, i cili prej disa vitesh qëndronte dhe qarkullonte lirshëm në Lezhë dhe Shëngjin.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë. Nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Ora 16:41
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, deputeti i PS: Të zbardhet një orë e më parë ngjarja

1681906751_Q.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca ka tha se organet e ligjit duhet të zbardhin një orë e më parë vrasjen e Ardian Nikulajt.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, na ka tronditur shumë të gjithëve. Ardiani ishte një mik fort i mirë e i respektueshëm për të gjithë. Organet ligj zbatuese duhet të veprojnë me force, për ta zbardhur një ore e më parë këtë ngjarje të rendë. Ngushëllime familjes, gjithë miqve e shokëve. Të qoftë dheu i lehtë miku im. Shpirti të pushoftë në paqe”, tha Ndreca.

Ora 15:43
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: I tronditur! Cenim i rëndë i rendite sigurisë

1674731040_Ndreu.jpg

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj nga një person ende i paidentifikuar. Ndreu shkruan se ndihet i tronditur nga ngjarja dhe thotë se ky është një cenim i rendit dhe i sigurisë publike në qytetin tonë.

‘I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone! Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar! Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!’- shkruan Ndreu.

Ora 15:28
FOTO e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin/ Autori me maskë COVID e me skafandër e qëllon me 7 plumba për vdekje brenda në lokal

1681910477_finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Report Tv ka siguruar foton e vrasjes së Ardian Nikulaj mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit. Autori shihet se është i maskuar me skafandër dhe jelek policie ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 15:24
Atentat mafioz në Shëngjin, 2 autorët e kishin ruajtur prej kohësh dhe hynë mbrapa lokalit për ta ekzekutuar! E qëlluan 7 herë për vdekje

 

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja në Shëngjin këtë të mërkurë. Një autor ishte maskuar si motorist qëlloi 7 herë Ardian Nikulajn me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Dy autorët kishin një plan të mirë përgatitur për atentatin ndaj 50-vjeçarit të linin e ruanin prej kohësh dhe kishin hyrë mbrapa lokalit në momentin që kishin konstatuar se nuk kishte njeri.

Ora 15:05
Vrasja në Shëngjin, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë  të blinduar, i ruhej atentatit! Ja dy pistat e hetimit

1681906355_finalprojekt.00004609.Still034.jpg

Biznesmeni dhe eksponenti politik i cili u vra sot Ardian Nikulaj, lëvizte me makinë të blinduar dhe u ruhej atentateve. Nikulaj është ekzekutuar sot në lokalin e tij nga një person i maskuar.  Dy pistat e hetimit për vrasjen e tij janë konfliktet në biznes dhe e shkuara e tij

Ora 14:32
Vrasja në Shëngjin, Nikulaj ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij, autori i maskuar me skafandër motori! E ndihmoi një tjetër dhe u larguan me 'Range Roverin' me targa angleze

1681906839_Screenshot6.jpg

Ardian Nikulaj i cili u vra në Shëngjin ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij 'Coral', kur autori i maskuar me skafandër motori e qëlloi për vdekje. Sipas burimeve të Report Tv, Nikulaj u vra në lokalin e tij, dy autorët u larguan me 'Range Rover' të Zi me targa angleze

Ora 14:15
VIDEO/ Vrasja në Shëngjin, në vendngjarje edhe kryetari i Bashkisë Lezhë

 

Kryebashkiaku i  Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur në vendngjarje pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pak minuta më parë.

1681905935_Screenshot3.jpg

Ora 14:08
VIDEO/U vra sot në Shëngjin, ja lokali ku biznesmeni 51-vjeçar u qëllua nga dy persona

 

Ardian Nikulaj është ekzekutuar ditën e sotme në lokalin e tij pranë portit në Shëngjin. Ai u vra në lokalin e tij nga dy persona.  

Ora 13:56
U vra sot në Shëngjin, 51 vjeçari i dënuar në 2003-shin! 2 vite më parë kandidoi për deputet, rezulton kandidat për këshilltar bashkiak

1681905531_Screenshot2.jpg

Detaje të reja janë zbardhur rreth të kaluarës së Arian Nikulajt, 51 vjeçarit që u vra ditën e sotme në një lokal të Shëngjinit. Në vitin 2021, ai kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshillitarë bashkiakë aktualisht.

Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 13:50
Del FOTO, ky është biznesmeni Ardian Nikulaj që u vra sot në Shëngjin

1681905021_ardiannikulaj.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e viktimës, Ardian Nikulaj. Nikulaj mbeti i vrarë në një lokal pranë portit në Shëngjin.

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faqja e zez: 21/04/2023 14:11

    Tu thashin krahet u Pjerin Ndreu po si vritet nje malcori si Ardjani per vota, more klysh ? Si don me ja shpjegu djalit tash se cka u ka gjet?

    Përgjigju
  • anna: 20/04/2023 12:02

    E more Ardian ike nga kjo jete vetem duke ba te mira e ndihmove te varferin dhe nevojtarin, i dhe buke mikut dhe armikut qe ndoshta te shtirej si mik . U prefsh ne paqe o njeri bukedhane dhe me zemer te madhe.

    Përgjigju
  • vetem nje gje: 20/04/2023 07:06

    Nga gjithe keto komente vetem nje gje kuptoj, duhet me ikur prej ketij vendi dhe duhet me ik larg, njerez shpellare, popull debil, 2023 dhe flasin per vrasje rrembime e ku di une cfare. Bota flet per inteligjence artificiale, shpikje te reja ne flasim per vrasje fisesh , a se kuptoni sa rende jemi, mos keni merak se shume shpejt do te na pushtojne nepalezet bangladeshasit e ku di une cfare rrace tjt leshi

    Përgjigju
    • Beni: 20/04/2023 07:56

      Bota ka ik per lesh nga krahu tjeter mos e vrit mendjen

  • Gen syziu: 20/04/2023 00:16

    i vetmi njeri zgjut u tregu ish kryetari im i bashkis kurbin Artur bardhi / e nuhati se esht per heqje nga ervis martinaj.. dhe Tur bardhi parkoj blindat ne lac Dhe hiku per ti u fut trafikut droges ne spain

    Përgjigju
    • Gjon gjoni: 20/04/2023 02:51

      Pervec turit Qe donte me e heq visi se ja kish sjell nmaj t hunes Po mesa di dhe djali kev bardhi ka pas gisht a pat ndihmu ato qunat qe paten plagos Don Martinin ateher , e nqs je prej laqi e din mir si I kan shku shpis tur bardhit athr ja mushen pluma robt e visit e sguxoj kush me e qit ne nlajme

  • Bledi: 19/04/2023 22:59

    Ore me gjith keto lek dhe prona e biznese, po ik o Çun jashtë sa me larg shijoje jetën, familjen dhe pasurine

    Përgjigju
  • Lupeni: 19/04/2023 21:26

    E tha edhe Kumbari "Rilindja-Nostra":pra Rama, Ndreu eshte cik "polic". Ndersa Ndoket, Frroket dhe Doshet e kane doren e lire per te bere kerdine ne emer te partise!

    Përgjigju
  • Vlora: 19/04/2023 19:59

    Pse shkoj pjerin ndreu ne vendngjarje?

    Përgjigju
    • edi: 20/04/2023 06:24

      Per tu siguruar qe ka vdekur

  • Dhdhdb: 19/04/2023 19:00

    I kam fajin partit qe i marrin ne qaf njerzit. Fushat e madhe ne shqipwri se do zgjedhin njerzit te ndritur

    Përgjigju
  • Toni: 19/04/2023 18:43

    Pjerini ne vendngjarje pa sens… e para prish vendngjarjen e dyta devijon hetimet …. Po do zoti kryetar ik ne varrim ske pune aty apo e ndrite kur ishe ne polici .

    Përgjigju
  • Gazetari: 19/04/2023 18:20

    Perpara Pjerin perpara, kurre me mbrapa.

    Përgjigju
  • Peshktari i Shkodres: 19/04/2023 17:37

    Ka dal kundra PS kyt radhe dhe duket se beseprem Ndreu me Nokajt e Bajrat jane mbas kesaj.

    Përgjigju
  • Arben: 19/04/2023 17:36

    Keto vrasje tregojne se sa shume nevoje ka Shqiperia qe PS te kete pushtet absolut dhe dore te lire ne luften kunder krimit. Opozita krijon klime kaosi, trazira prandaj pavaresisht kush eshte vrasesi dhe motivi, keto ngjarje ndodhin per faj te opozites! Sepse opozita dobeson imunitetin e vendit me veprimtarine e vet destruktive!

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/04/2023 10:20

      Deshironi prap sistemin e djallit o fashist komunista…! Buk do e perjetoni në këtë shekull o mjerana trushpërlar

    • Frrok: 20/04/2023 02:34

      He me te lumte! Une thom qe jo PS por vete Edi Rama te kete pushtet absolut. Jo se nuk e ka por te behet me letra, me ligj. Dhe qe te leftoje fort krimin, propozoj qe ta nxjerre Saje Qorrin nga 313 e vere ne krye te Antikrimit! Ndersa Nar Koken ta kete zevendes dhe Tiger Ahmetaj shpelares parash. Ndersa Meten dhe Berishen oburra ne litar sa me "pare"...

    • Faiku: 19/04/2023 19:41

      Ke te drejt shoku Arben. Rroft partia Socialiste me shokun Edi. Rroft pluralizmi politik . Posht Sali Berisha dhe gjith klasa borgjeze me Ilir floririn.✊

  • Keno: 19/04/2023 17:18

    Te gjithe bisnesmen. Cfare beni keshtu se po na mbarojn bisnesmenet.

    Përgjigju
  • Alb: 19/04/2023 17:02

    Shqipnin e kan kap injoraten dhe krimi, per ta ska siguri. Lavdi komunizmite

    Përgjigju
  • Genti: 19/04/2023 17:01

    Sa harxhojne para per autoblinda te kishte paguar per roje dhe badigarde. Kjo do jet bere ne bshkeounim me te brendshem. Shengjini esht problematik se edhe makina qe u perdor per sulmin ne Top Çanel. ne Shengjin ishte vjedhur.

    Përgjigju
  • Pallmall: 19/04/2023 16:59

    Perpara kurre mbrapa...

    Përgjigju
  • Lulimiri: 19/04/2023 16:49

    Bandat e Tom Doshit e Pjerin Ndreut që policia i lë të lirë. Vend mafioz i ndyrë.

    Përgjigju
    • Treshi: 19/04/2023 17:22

      Pse nokajt. Jan hasmeri me nokajt lto. Po shof komente qe thojn qe as nokat ska guxu me kto nikulajt. E ndersa ti po thu qe nokajt guxonkan.

    • Shninaku: 19/04/2023 17:12

      Toma nuk ka shans me e ba se e ka pase shok dhe e din se Gjergj Nikulaj i ban edhe nja 20 vite tjera burg dhe pa e marre gjakun se len. Ndreu asht cub Mirdite dhe ska as bese as burrni po e ka prapanicen mrapa. Nokajt dyshohen

  • goni: 19/04/2023 16:45

    Reagon Pjerin Ndreu?? Ai dihet dhe njihet si shok me biznesmenë dhe pastaj ekzekuton. Është puro mafioz dhe i pabesë!

    Përgjigju
  • Polici: 19/04/2023 16:44

    O pjerdhin , drejtorin e policise Vebin vete e vune shefat ke deshe i hoqe , i vune , mbeshtetjen e rames e ke …. Pse nuk e zbulon ngjarjen edhe kryetar edhe polic vet je .

    Përgjigju
  • lezha: 19/04/2023 15:54

    ka mundesi qe vellai i keti me mbiemer marku ka vra dy vete mbase dhe me shume! ka qene nje me floke te gjata bisht ka ne burg nja 25 vjet shume trim por shume i nxehte nqs sgaboj! pjerino shoku vajdinit duhet te ishte ne burg per tentative vrasje ndaj petrit lleshit i dha pistoleten e shtetit vajdin lames qe i gjujti, pastaj tha ishte bashkpuntor i policise edhe pse kishte nja 5 vite qe ishte largu! nejse duhet jesh nje cik i prape te meresh me krimin ndryshe sja del dot

    Përgjigju
    • @Tiku: 19/04/2023 19:52

      @Tiku: Ka të drejtë lezha! Përveç asaj duhet t'a dijë edhe ngjarjen në 1996 në Lezhë kur zgjedhjet i vodhi PD-ja dhe Pjerini atëherë shef komisariati qëllonte me automatik në ajër tek sheshi i bibliotekës duke ndërruar krehrat njëri pas tjetrit! Lezha duhet t'a njohin edhe një lezhjan me mustaqe që gëzhojat e dala nga automatiku e gjakosen në mollzën e majtë, shenjë qe e mbajti deri sa vdiq!

    • Tiku: 19/04/2023 18:08

      Asigjo su mor vesh ca ke dash me thone me lale

  • Nosku: 19/04/2023 15:50

    I lumte dora...kishte arrdhe ora.shume ka zgjate.

    Përgjigju
  • Gani: 19/04/2023 15:33

    Sa gjynah ai personi ibtrete qe eshte trembur nga ngjarja.

    Përgjigju
  • RrethRrotullimi: 19/04/2023 15:32

    Rrumbullakut i ka ngele shkopi ne dore se brusha iku per lesh. Shume po vriten o Rrumbullak apo pret qe rama ta zbardhe kete vrasje. Merr grupin çiftelia dhe zbardhe o ramush se po te vriten shoket nje e nga nje.

    Përgjigju
  • Shengjin 1: 19/04/2023 15:01

    Kto zgjedhje kishte dal hapur kundra mazhorances mbeshteste opoziten

    Përgjigju
  • po ky: 19/04/2023 14:59

    Po ku l.qja kryetar bashkie apo kryetar komunale eshte qe shkon ne vendngjarje....pjerini ne vendngjarje me floket e xhelatiusura deri ne kuriz. O zot na ruaj viti 2023 o shqiptare o gomere a shikoni se cilet kemi perpara apo jo ?! a dilet o zot o perendi e votohet per kete shpurre te poshter e te ndyre politike majtas e djathtas nga te doni ju te votohet?!

    Përgjigju
  • per O beni: 19/04/2023 14:32

    Po ky ka qene nje nga me te fortet e Lezhes, as Nokajt skan guxu me i ba gja. Ka levize me mijera vota ne cdo zgjedhje. Beni e ka emnrin vllau dhe jane ne gjak me njerez ne fshat te vet nga vitet 90.

    Përgjigju
  • e drejta: 19/04/2023 14:20

    FILLUAN KRIMINELET E BERISHA/METAJ....

    Përgjigju
  • Halir: 19/04/2023 14:19

    Gjergj luca e mbante pas vetes, toma pas vetes, tashti e ka pas vete ky. Kte vit ja vlen te beah pushime ne shengjin deti eshte me i paster.

    Përgjigju
  • Lali: 19/04/2023 14:13

    Vrasesit duhet te kapen , shengjini aq esht nuk kan nga ikun

    Përgjigju
  • Blindi: 19/04/2023 14:10

    E shef qe sben pune makina blinduar, kur ske tru gjynaf.. Ashtu si dilte ky shume gjate ka shku, se sta fal hasmi, Ik restorante e kafe e qytete sipas deshires, Nderkohe me vrasje ne kurriz !!!

    Përgjigju
  • Zani i Somes: 19/04/2023 14:08

    Another “legend” gone! Lali Eri e njeh tet’ate?!

    Përgjigju
  • Ops: 19/04/2023 14:07

    Shoket e rames …

    Përgjigju
  • Tom Kodoshi: 19/04/2023 14:02

    Ku jane Tom Doshi e Pellumb Gjoka ka vrasje, derisa tu hahet edhe atyre koka plot tul

    Përgjigju
    • Blerim: 19/04/2023 16:18

      qa lidhje ka i dyti si je permend

  • Beni Ecen Vete: 19/04/2023 14:00

    Te rrofshin pallatet e dry grate. Tash do nisin te marrin edhe hasmit gjakun e viteve 90

    Përgjigju
    • Ermal: 19/04/2023 15:13

      O beni/kurreshtari, e more dhe sot ushqimin gratis nga rrjeti? Vec per ty hyj e lexoj keto komentet kur vritet ndonje me emer, se i ke keto pyetjet fikse "a ishte ky i forte, a komandojne keta ketu apo aty?". Kam pershtypjen do jesh nga Berati, ose ndonje nga keto rrethet perqark tij, pa shkuar deri ne Vlore. Kur do e nxjerresh librin tend me vrasjet e ketyre "te forteve" qe kane shkuar para kohe ne boten tjeter? :)

    • O beni: 19/04/2023 14:09

      O beni ky ka qene i forti I lezhes? Kto komandojn ne lezhe? Jane ne hasmeri fisi ktyre ?

  • Shkodra: 19/04/2023 13:51

    Të fala shokëve se shumë e ke zgjat!!

    Përgjigju
    • tony: 19/04/2023 15:39

      nje me pak,kot ste vret njeri,TT dhe AK45 mos ndaloft per kedo qe ka ber keq njeriu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?