Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Teksas, vritet një i mitur, 4 të plagosur

13 Nëntor 2023, 12:13| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 12:24

  • Share

Një i mitur ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një treg në periferi të Hjustonit, Teksas të dielën në mbrëmje (12 Nëntor).

"Tre të rritur dhe dy të mitur u gjetën të plagosur dhe u dërguan në spitalet aty pranë. Një nga të miturit nuk ju mbijetoi dot plagëve të marra", tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Pearland, Chad Rogers, raporton CNN. 

Ende nuk është dhënë asnjë informacion tjetër për gjendjen apo moshën e viktimave. Të shtënat dyshohet se kanë ardhur pas një konflikti mes dy personave dhe nuk kanë qenë një sulm i synuar në treg, tha Rogers.

"Ne po punojmë për të identifikuar se kush është përgjegjës për këtë", tha Rogers, duke e quajtur incidentin një "kt jashtëzakonisht tragjik.

Detektivët duhet të përcaktojnë ende se sa njerëz qëlluan me armë ose sa fishekë u qëlluan, sipas Rogers, i cili vuri në dukje se detektivët ende po intervistonin dëshmitarët deri në mbrëmje vonë. Policia u ka kërkuar banorëve të shmangin zonën pasi hetuesit ishin ende në vendngjarje të dielën mbrëma.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?