Tre burra të kamufluar hapën zjarr në sallën e qytetit Crocus pranë Moskës dhe pati gjithashtu një shpërthim. Sipas mediave ruse, të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën. Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën mitralozë.
Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu "hodhën një granatë ose bombë, duke ndezur një zjarr" që është ende i ndezur. Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan.
Lajmi kryesor:
Sulmi në një sallë koncertesh në Moskë, ISIS merr përgjegjësinë! 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur! Terroristët në arrati
M.Q./r.k./ReportTv.al