Një atentat me armë zjarri i është bërë pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, biznesmenit 42 vjeçar Aleksandër Deda, gjatë të cilit ai ka mbetur i plagosur në gjoks me një plumb.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në afersi të zonës së Rriles, teksa i plagosuri Aleksander Deda, po lëvizte me makinën e tij. Pavarësisht se nga atentati u plagos në gjoks, Deda nuk është ndaluar por ka shkuar vetë me makinën e tij në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga aty ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, duke i ka shkaktuar komplikacione, por jashtë rezikut për jetën.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë qenë me një automjet tip “Audi” dhe pasi i janë afruar makinës me të cilën lëvizte 42-vjeçari, kanë qëlluar ndaj tij. Pak minuta pas plagosjes së tij, policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat, e cila dyshohet se është e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende.
Automjeti i djegur tip Audi, është gjetur rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri automatik, e cila dyshohet të jetë arma e krimit, me të cilën është qëlluar ndaj biznesmenit. Ndërkohë sipas burimeve, makinës i ishin hequr targat para se t'i vihej flaka. Report tv mëson se Deda është qëlluar me armë në momentin që ka qenë duke ecur me makinën e tij.
Siç vihet re dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një karburanti, por momentalisht s'ka detaje mbi zanafillën e ngjarjes e cila ka çuar në këtë atentat. Deda njihej si biznesmen por jo si njeri problematik dhe me precedentë penalë në Shqipëri. Ai njihej edhe me nofkën "leksi i druve", ndërsa hetimet janë përqëndruar te e shkuara e tij në Itali ku ka qëndruar për një kohë të gjatë. Së fundmi 42-vjeçari po ndërtonte një lokal në bllokun e banimit pranë Lumit Drin në qytetin e Lezhës.
Shërbimet e Policisë Lezhë të ndihmuara dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
"Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thotë policia.
Aleksandër Deda i plagosur
Foto nga vendi i ngjarjes
Makina e djegur
VIDEO/ Nga vendi i ngjarjes dhe makina e djegur
Biznesmeni Aleksandër Deda i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një atentati që i është bërë pasditen e sotme bëhet me dije se ka shkuar vetë në spital pasi është plagosur teksa ka qenë duke ecur me makinë.
Edhe pse i plagosur ai ka shkuar në spitalin e Lezhës me makinën e tij dhe nga aty është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Kur është qëlluar ka qenë duke ecur me makinë.
Ky është biznesmeni Aleksandër Deda i cili ka mbetur i plagosur me plumb në gjoks gjat ënjë atentati që i është bërë pasditen e sotme në Lezhë.
Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Automjeti i djegur tip Audi është gjetur rreth 5 kilometër nga vendi ku është bërë atentati ndaj Aleksandër Dedës. Brenda makinës është gjetur një armë zjarri.
Ndërkohë e gjithë policia është përqendruar pranë makinës së djegur të cilës sipas burimeve i ishin hequr targat para se t'i vihej flaka.
I plagosuri Aleksandër Deda njihej si biznesmen në Lezhë dhe jo problematik.
Aleksandër Deda është personi që ka mbetur i plagosur me një plumb në gjoks nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura pasditen e sotme në Lezhë.
Një makinë është gjetur e shkrumbuar në Lezhë, pak minuta pas të shtënave me armë ku u plagos në gjoks Aleksandër Deda i cili është dërguar në spitalin e Traumës.
Makina e djegur dyshohet se është e autorëve por ende është një detaj i pakonfirmuar.
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë në Lezhë pak minuta më parë ku ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.
Policia ka nisur hetimet dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një atentat apo për një konflikt të çastit.
Pun hajdutash italie Ky leksi druve pale kujt i ka ba naj bolin ne itali
PërgjigjuShqip +leshelia = mbi 3000 jetë shqiptarësh të marra për 30 vjet demokraci,akoma nuk janë ngopur me gjak shqiptarësh këta vampire të shekullit të 21-te.Zot na mbron e turk nga vampirët.
PërgjigjuKur eshte nje dite pushim se cdo dite i njejti avaz
Përgjigju