Ekzekutohet me armë zjarri brenda mjetit Iljaz Çali, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover" me targa AB 988 AS. Në 2016 Çali ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.
Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh
Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë Krujës, ku burimet për Report Tv thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.
Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve
Iljaz Çali, 37 vjeç, është i riu i ekzekutuar brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report Tv ka siguruar foton e tij.Në 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.
Iljaz Çali
Report Tv ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku është ekzekutuar një i ri brenda mjetit të tij. Ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po marrin provat nga atentati.
Po me altin lamen ca lidhje ka ky se te zona vet e kan gjujt..
Përgjigjupaskan qene te mallkume ato leket e RInasit.
PërgjigjuDera e hapur mund te Ken hapur vraserit pert tu siguruar ka vdekur apo jo. Medoj un. Por policija I ka te gjitha mjetet shkecocero per sheja mbrenda dhe te dera e hapur me dore. Sekan hapur me buton ..
PërgjigjuO Zot çfar i ka bër Shqipris krimineli malok hajdut Salhe bajga. Ky njeri e ka shkatruar me themel Shqiprin e ka djegur, e ka vjedhur, e ka bër vëndin më të koruptuar në Evrop Shqiprin , shkatroi ardhmen, shkatroi policin e me një fjal e bëri Shqiprin tok e djegur, e tok e xanme. E ky fundërrin me emrin Salhe bajga bredh i lir. Po kjo është Albanistani prandaj dhe vrasin njëri tjetrin e vrasin kriminelin hajdut Salhe bajgën.
PërgjigjuMakina ne emer te atij tjetrit qe e paska shitur te makinat me qira, po pa ndryshuar emrin. Hajde burdello albanistani hajde ...
PërgjigjuFix.. dhe ik e mer makine me qera ne Rinas po ta mbajti.
Bilance lufte! Lufta ne shqiperi jo ukraine
Përgjigju