Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset në lokal 36-vjeçari, arrestohet autori

8 Janar 2022, 17:19| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:20

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë pasdite në qytetin e Beratit. Një 36-vjeçar është plagosur në këmbë në ambientet e një lokali.

Policia njofton se ka arrestuar autorin 50-vjeçar me inicialet N.T. Sakaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në spital ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen "4 Shtatori", Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?