Foto ilustruese

Bulqizë/ Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti të parkuar, në kërkim autori

13 Maj, 18:32| Përditesimi: 13 Maj, 18:48

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë. Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, një person  ka qëlluar me armë në drejtim të një makine të parkuar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?