"Më sill 10 mijë euro ose do të vras", kërcënohet biznesmeni në Bulqizë, autori qëllon me automatik në ajër

19 Qershor 2020, 21:41| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 14:20

  • Share

"Më sill 10 mijë euro ose do të vras", ky është denoncimi që ka bërë një biznesmen në Bulqizë, i cili thotë se është telefonuar nga një person dhe është kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, të ditë së sotme (19 qershor), ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se bëhet fjalë për biznesmenin Gëzim Balla, i cili është kërcënuar për një shumë prej 10 mijë euro. Po nga burimet mësohet se personi që ka kërcënuar biznesmenin është shtetasi Feruzan Shehu, i cili është në kërkim nga policia.

VIDEO nga vendngjarja

 

Blutë e Dibrës kanë shpallur në kërkim autorin, i cili për ta trembur biznesmenin kishte qëlluar edhe në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 5 gëzhoja automatiku.

"Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi", thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë
Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur  në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim,  i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi  shtetasin  F.Sh,  i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen e autorit.

Ora 23:05
Kush është biznesmeni që u kërcënua në Bulqizë, ka marrë tenderin për një rrugë

Burime për Report TV bëjnë të ditur se biznesmeni Gëzim Balla ka marrë një tender 380 mln lekë për ndërtimin e një rruge 2.2 km në këtë zonë, fond i bashkisë së Bulqizës. Po ashtu mësohet se Balla ka edhe një galeri Kromi në Bulqizë. Por nuk dihet ende nëse janë këto motivet e ngjarjes. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 19/06/2020 23:56

    Akoma ka nga keto njerez rrugeve kapene futeni ke spitali budadhijve ke 5 mos dali me sa te mbrapambetur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?