Foto ilustruese

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, pranë banesës së ish policit

28 Mars 2021, 20:52| Përditesimi: 29 Mars 2021, 09:28

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Divjakë. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë në fshatin Ferras. Autorit ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së shtetasit Pellumb Beqiri, i cili ka qenë ish-efektiv i FNSH në Fier.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

"Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri", thotë policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?