TIRANË- Pronari i një dyqani në zonën e Medresesë, i shpëtoi një atentati mëngjesin e sotëm në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Report Tv ka siguruar videon e autorit të dyshuar , i cili lëviz qetësisht me cigare në dorë dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, 42 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 të mëngjesit të 14 dhjetorit dhe agresori u identifikua disa orë pas ngjarjes. Pamjet tregojnë se ai ishte në këmbë kur hapi zjarr ndaj makinës, por për fat të mirë askush nuk u lëndua.
Katër prej 6 plumbave të qëlluar nga pistoleta e autorit prekën makinën. Agjentët e komisariatit nr. 3 në Tiranë janë vënë në kërkim të tij, ndërsa fillimisht patën dyshime se ai mund të ishte fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes në një vilë tre katëshe, por pas kontrollit deri në çati asgjë nuk u gjet.
Hetuesit dyshojnë se është një person me precedentë penalë që nuk kishte shumë kohë që ka dalë nga burgu. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhojat e plumbave, ndërsa Rudolf Zefi, i cili fatmirësisht i shpëtoi ngjarjes u tha policisë se nuk kishte asnjë konflikt me njeri dhe nuk e dinte pse u sulmua me armë. Ai është pronar i një dyqani në zonën e Medresësë.
Foto: Autori i dyshuar i atentatit në Don Bosko
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Don Bosko informon gazetari i Report Tv Sokol Dema. Pritet të shpallet në kërkim. Për arsye hetimore nuk bëhet i ditur emri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 të 14 dhjetorit. 42-vjeçari Rudolf Zefi ka qenë dukë lëvizur i vetëm me makinë kur ka rënë pre e plumbave. Fatmirësisht i ka shpëtuar atentatit dhe ka bërë kallëzim në polici.
Policia ka shtuar kontrollet për atentatin e mëngjesit në “Don Bosko”. Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga themelet deri në çati.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit.
Autori i dyshuar i ngjarjes,është filmuar nga kamerat e sigurisë. Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë, informon gazetari Sokol Dema.
Report Tv ka siguruar videon e autorit i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të Rudolf Zefit, mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ i cili ishte i vetëm në makinë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur 42-vjeçarin.
Siç shihet nga pamjet ai po ecën i qetë dhe duke pirë cigare. Dyshohet se autori ka dalë së fundmi nga burgu, por ende s’është identifikuar.
Report Tv ka siguruar foiro ekskluzive të autorit i cili qëlloi në drejtim të Rudolf Zefit mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ .
Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në ‘Don Bosko’. Është afruar dhe ka qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin, por dyshon se bëhet fjalë për një person që nuk ka shumë që ka dalë nga burgu.
Duket si atentat per /motive te dobeta/,inat i castit.
PërgjigjuNormal keta I fusin nje gjykim te shkurtuar i ulen 7 vjet. Del parakohe e vret prap
Përgjigju....ajo cigarja do ta marri më qafë
PërgjigjuDuhani vret or teeeejjjjj
POLICA PLERA, PERPARA HOTELEVE RRIN GJITHMONE BLLOKU ME ARKA PARKINGU, KERKUSH SU VENDOS GJOBA !
Përgjigju