Të shtëna me armë në Durrës, plagoset në dorë 25 vjeçari! Shkak një konflikt i çastit, autori në kërkim! Të dy dyshohen si shpërndarës droge (EMRAT-VIDEO)

22 Mars 2021, 19:48| Përditesimi: 22 Mars 2021, 23:20

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës, ku ka mbetur i plagosur 25 vjeçari Arbër Tivari.

Policia thotë se pas një konflikti të çastit, Tivari është plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Alket Buçpapaj autori i kësaj ngjarjeje është në kërkim nga policia. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dyshohet se të dy janë shpërndarës të lëndëve narkotike dhe kjo është pista kryesore ku janë fokusuar hetimet. I plagosuri rezulton i arrestuar 2 herë për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje në 2012 dhe në 2015. Sakaq edhe autori Alket Buçpapaj rezulton i dënuar më parë me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkaqë janë ngritur pika kontrolli dhe po "krihet" zona për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ora 22:52
U plagos në dorë në Durrës, i riu i arrestuar 2 herë për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje

Arbër Tivari i riu i cili mbeti i plagosur në dorë në Durrës rezulton i arrestuar 2 herë për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje. Tivari është arrestuar në 2012 dhe në 2015.

Ora 20:46
Durrës, i plagosuri dhe autori dyshohen se janë shpërndarës droge! Buçpapaj i dënuar 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje

Arbër Tivari i cili mbeti i plagosur në dorë nga të shtënat me armë dhe autori Alket Buçpapaj sipas burmieve për Report Tv dyshohet se janë shpërndarës të lëndëve narkotike në Durrës. Kjo është dhe pista kryesore ku janë fokusuar hetimet.

Buçpapaj rezulton i dënuar më parë me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

Ora 20:15
Të shtënat me armë zjarri në Durrës, del emri i autorit dhe të plagosurit

Arbër Tivari është i riu që ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Durrës.

Kurse Alket Buçpapaj është autori, i cili është ende në kërkim.

Ora 19:53
Të shtënat me armë në Durrës, policia: Shkak një konflikt i çastit, plagoset në dorë 25 vjeçari! Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë informacione lidhur me të shtënat me armë në Durrës. Në njoftim thuhet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B. Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona", thotë policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?