ELBASAN-Një 40-vjeçar me probleme mendore ka goditur mesditën e sotme një efektiv policie. Por si ka ndodhur ngjarja? Dy policë kanë shkuar në banesën e tij në Shushicë rreth orës 15:00 dhe e kanë kërkuar që të bisedonin, por në këtë moment, Sajmir Cakani e ka qëlluar njërin prej tyre. Në fillim u raportua për të shtëna me armë zjarri, por pas verifikimeve rezultoi se ishte një konflikt fizik.
Nëna e 40-vjeçarit në lot mohon se ka pasur të shtëna, ndërsa babai tregon si ndodhi ngjarja. "Nuk ndodhi gjë. Erdhi policia në atë moment, i dhanë dorën. Mendova se mos ka bërë ndonjë gabim. Jo, thanë por duam ta takojmë. Nuk e di cfarë tha polici tjetër dhe ai e goditi. U kërkova falje, dhe u thashë se ai është me nerva. Ka qenë tre herë më parë i shtruar, spitali e mban një muaj dhe e nxjerr" tha babai Sherif Cekani. Policia e ka shoqëruar 40-vjeçarin për në spitalin psikiatrik.
Lajmi në përditësim....
Nqse dikush në nje vend tjeter arin ta godase policin ky i fundit perdor armen. Pra kishin armë me vete keta police? Prandaj policit në Shqiperi i ra autoriteti për 30 vjet duke u shnderuar në bajgë sepse ligjin nuk e bënte polici por bajgat. Keshtu qe për 30 vjet u ndëruan rolet: bajgat u bene të fortet e të paprekshimit, ndersa policet u bene bajga!
Përgjigju