Vrasje në Elbasan, 20-vjeçari qëllon me armë zjarri 33-vjeçarin pas një konflikti çasti! VIDEO nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë

17 Gusht 2022, 22:01| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 23:41

  • Share

ELBASAN- Një 33-vjeçar ka mbetur i varë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Viktimë ka mbetur Madrit Ulqinaku, i cili u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes Ulqinakut dhe një 20-vjeçari. Mësohet se 20-vjeçari K.Sh. e ka qëlluar Ulqinakun me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe. Ulqinaku nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket 33-vjeçari i shtrirë në tokë.

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

Ora 22:47
Vrasja në Elbasan, shpallet në kërkim autori, qëlloi me armë zjarri për vdekje bashkëmoshatarin

1660766792_elbasan.jpeg
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes në Elbasan. Sipas Policisë, në kërkim është shpallur 20-vjeçari K.SH.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Elbasanit për të bërë të mundur kapjen e tij.

Ora 22:43
Del FOTO, ja kush është 33-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Elbasan

1660768505_foto.jpg

Ky është Madrit Ulqinaku i cili ka mbetur i vrarë sot në Elbasan, pas një sherri me një bashkëmoshatar.

Ora 22:35
Viktima i shtrirë në trotuar, Report Tv sjell pamje nga vrasja në Elbasan (VIDEO)

33-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vdekur në vend pasi u ekzeskutua pas një sherri për motive të dobëta nga 20-vjeçari K.SH., në Elbasan.

Report Tv ka siguruar pamjet ku viktima shfaqet i shtrirë në trotuar, pa shenja jete pasi vdiq në vend pasi u qëllua me armë.

Viktima u qëllua ndërsa po dilte nga lokali për t'u futur në mjetin e tij, pasi autori e kishte ndjekur dhe i kishte zënë pritë.

Ora 22:33
Vrasja në Elbasan, Policia: 33-vjeçari qëlloi bashkëmoshatarin pas një konflikti çasti

1660768596_elbasannn.jpg

Policia ka dhënë njoftim zyrtar pas atentatit në Elbasan. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikt për motive të dobwta. 20-vjeçari K.SH. ka qëlluar me armë zjarri Madrit Ulqinaku

"Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi",  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Ora 22:26
DETAJET/ Atentati në Elbasan, autorët e ndoqën 33-vjeçarin dhe e qëlluan sapo doli nga lokali

 

Detaje të reja dalin nga atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku viktimë mbeti një 33-vjeçar Madrit Ulqinaku.

Mësohet se autori 20-vjeçar K.SH. e ndoqi të riun për disa minuta dhe sapo ky i fundit doli nga lokali, e qëlluan me armë zjarri duke e ekzekutuar në vend ndërsa po hypte në mjet.

Ora 22:19
Ja kush u ekzekutua sot në Elbasan (EMRI)

1660766992_elbasan.jpg

Madrit Ulqinaku, 33 vjeç ka mbetur viktimë në atentatin e sotëm në Elbasan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 18/08/2022 09:17

    Ore spo na lene te bejme pushimet rehat. Te pakten te qendronim edhe 1 jave perpara se te qerohemi prej ketij vendi deri veren e ardhshme.

    Përgjigju
  • E Vërteta: 18/08/2022 08:31

    Faijn e ka shteti pse nuk bën eleminimin e armëve me kontrolle të befasishme me polic civil të rethoj kafe, banesa e tju bëj kontrolle pa fund e se mban më njeri armën. E duhet urgjentisht dënimi me vdekje. Kur vet Amerika e ka që është shtet demokrat prej qindra vjetësh. Kshu bëhet dhe Shqipria e eleminohen kriminelët. Po shtetit si intereson se ujku do mjegull.

    Përgjigju
    • Rrena: 18/08/2022 09:02

      Dy vet kapi policia me arme ne lagje time e dolen mbas 20 ditesh . Ku minimumi asht 5 vjet burg . Po te denohen nga gjykatat nuk guxon njeri te preki arme

  • O shoke: 18/08/2022 08:22

    Nuk ka faj policia as ministri, Vetem GJYKATAT e bejn nje shtet. Ameriken gjykata e mban i ben zap te gjith. Ca do bej policia kur gjykata i leshon ????? Ca do bej policia kur e kapin me arme pa leje e gjykata e leshon ????? Po ta denojn sipas ligji nuk guxon njeri as te shikoj arme me sy jo me ta mbaj me vete . Kush do bente 7 vjet burg per nje arme ???

    Përgjigju
  • Turi: 18/08/2022 07:44

    Fatkeqesi e madhe per kete komb qe po katandiset keshtu vetem injorante dhe vrases qr

    Përgjigju
  • pata: 18/08/2022 07:19

    po ky ministri i leshit cuci,,,pse nuk flet per vrasjet qe po trondisin shqiperine,,,apo. c"me duhet mua pse vriten te tjeret ,,koken hengshin,,,

    Përgjigju
    • shoku: 18/08/2022 09:17

      Nuk e dije qe Cuci eshte burri I ish gruas se pare te Rames dhe po te shikosh e gjithe kabineti e kane dicka te perbashket.

  • Keni: 18/08/2022 06:29

    Rrespekt per popullin shqiptar. Jemi rraca me zgjuar ne planet. Vritemi ne rruge, ne kafe, ne trotuar, te vijat e bardha, ne det per pushime, kudo. Shpresoj te vazhdojme keshtu mos te humb traditat.

    Përgjigju
  • Shkoder: 18/08/2022 02:58

    NUK PRITEN DOT TE BENIM PUSHIM 1 MUAJ TE MOS DEGJONIM PO PLASI QE JU PLAST ZEMRA ,KU JE ENVER COHU SE KETE FAR TE KEQE TI E BEJE ZAP ,RINI E DHJER E DROGUAR E MBARUAR KRIMINELA CDO ME SHUM ALBANIKISTAN HESAPI , 31 VITE QEVERIT KAN QEN HAJDUT KRIMINEL KESHTU DUAN DESTABILIZIM , E KEQJA VJEN NGA KETU BRENDA SHQIPERIS ME POLITIKAN BUCE RRUGESH QE TALLEN ME POPULLIN DHE SHQIPERIN , NE KOK JU RENT KU TJU DHEMB ME SHUM .

    Përgjigju
  • Nana nga elbasani: 17/08/2022 23:40

    Pse moj Nan bani Keshtu vrisni njani tjetrin. Elbasani nuk asht degjuar per keto lloj gjajnash. . Ngushellime familjes. Por nuk ka shtet gjekundi ketheni mond kosenin në elbasan orgjentisht. Te barene si pulat keta trima.

    Përgjigju
  • shoku: 17/08/2022 23:23

    Nuk kapin dot nje 20 vjecar ne mes te Elbasanit imagjino nje vases me pagese ben vrasjen e ulet pi kafe ne lokalin perballe.Keta bejne lajm kur dorezohen vete e dalin per konference shtypi ne 1 te nates.Drejtori I policise ish ushatar I Tahirit ca do presesh.

    Përgjigju
  • Ushtari i panjohur: 17/08/2022 23:06

    Normal qe do vazhdojne kto ngjarje, Se lene ushtarat e grupeve kriminale lirshem Me arme ne brez dhe Çipa ne elbasan vetem vishet bukur Se ka mbaru hallet e jetes me leket, si intereson me se sa vriten dhe cfare behet. Ne cdo lokal ne elbasan ka nga 1 ushtar qe ruan njeri tjetrin Dhe pret urdherin e rradhes.. kontrolle te befasishme nuk behen, Qe duhet te beheshin kontrolle ne rruge dhe neper banesa Neper fshatra e qytete pa dallim, shpi per shpi pa pike meshire Ne 1 nates e ne 3 nqs doni rregull e disipline Por dikujt nuk i intereson kjo disipline e ky rregull kuptohet qarte. I interesojne me shume statistikat, sa u vrane sa u plagosen Sa u grabiten sa droge kaloi dhe sa u prodhu. Ne vend te mos egzistonte asnje problem shume thjeshte. Vetem sot deri tashi 2 te vrare dhe 2 grabitje mos te flasim per aksidente, kto jane vetem te deklaruara Se ka dhe qe s'deklarohen kur behet fjale per te fortet e rretheve Ato vazhdojne vene gjoba e gjuajne pa problem Por asnje lajm nuk del!!!

    Përgjigju
    • Ke hak: 18/08/2022 07:12

      Ke hak mor vlla por a e di ti se ky drejtori qe vishet bukur nuk pyet fare per gledisin dhe si ky jame nja 8-10 veta qe as e pierdhin fare eprorin. Lere pastaj te tjeret qe as emrin sja dine. Nuk e kuptoj pae rri aty gledisi? Apo sido te jete leket i merr e evrote i rruan dreqi.

  • Noke: 17/08/2022 22:58

    Ysnjd jjjs jsbsjs shsjjss

    Përgjigju
  • Keke: 17/08/2022 22:30

    Po ky i shkreti kush qenka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?