FIER- Dashamir Muçaj ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas një konflikti me Altin Nikën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 Janari’ në Fier, ku 52-vjeçari Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori Altin Nika ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh. Muçaj me Nikën kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivet e konfliktit ende nuk dihen. Burimet thane se ai është qëlluar dy herë, në bark dhe në këmbë.
50-vjeçari ka përfunduar në spital nën kujdesin e plotë të mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit, i cili rezulon se është me tre emra të ndryshëm.
‘Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.
Me Lorenc Panganiken do mbani rregull dhe qetesi ne Fier?
Përgjigju