Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Klinë të Kosovës, një viktimë dhe një i plagosur

28 Prill 2022, 22:40| Përditesimi: 28 Prill 2022, 22:47

  • Share

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në rrugën Klinë-Gjakovë, në fshatin Volljakë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. 

Gashi ka thënë se për momentin nuk ka të arrestuar dhe se po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi, për mediat kosovare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?