Një 53-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një konflikti të çastit me bashkëfshatarin e tij në fshatin Gjormë të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur 41-vjeçari Met Lika mori armën e zjarrit dhe plagosi Rasim Tafën. Shkak i sherrit është bërë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit.
Pas plagosjes, Tafa u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa vetëm pak minuta pas plagosjes, policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë autorin që u shoqërua në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.
Mund të themi se kjo është ngjarje e përsëritur pasi një ditë më parë u regjistruan të shtëna me armë zjarri pas mesnate në Laç. Për pasojë mbeti i plagosur Besim Zeneli, 60 vjeç, i cili ka qenë në dyqanin e tij, kur është qëlluar me armë zjarri drejt tij.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë me autorin në momentin që kanë qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit.
Për plagosjen më armë zjarri në fshatin Gjormë mbrëmjen e sotme pas një konflikti të çastit Report Tv ka zbuluar të tjera detaje. Shkak i sherrit është bërë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit, Met Lika.
Pas një konflikti të çastit Report Tv mëson se Met Lika ka plagosur me armë zjarri Rasim Tafën në fshatin Gjormë në Kurbin.