Kronikë

Shkodër/ Plagoset më armë 29-vjeçari, në kërkim autori! Kishte konflikt me vëllanë e të riut për prishje të pazareve të drogës (EMRAT)

8 Shtator 2024, 17:54| Përditesimi: 8 Shtator 2024, 19:28

  • Share

SHKODËR- Renaldo Kola, 29-vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme (8 shtator) rreth orës 17:50 në fshatin Golem në Shkodër.

Në kërkim si autor i ngjarjes kriminale është shpallur Mario Kroni, i cili pasi ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të kanabisit. Dyshohet se autori e ka pasur konfliktin me vëllain e 29-vjeçarit që mbeti i plagosur.

'Rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 08/09/2024 18:58

    Edhe këta ushtarë te grupit B janë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?