KORÇË- Pas afro dy orësh rezistencë RENEA ka vënë në pranga 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili për rreth terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri.
"U dëgjuan disa të shtëna, pastaj mora nusen dhe djalin dhe dolëm nga shtëpia, ikëm. Ajo u tremb! Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtëtant. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me atë. Po unë tip të qetë e dija, po ai spara dilte, ishte tip i mbyllur. Unë kam tre vite që jetoj këtu, nuk njihja më përpara. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm", thotë fqinji i të moshuarit.
Uniformat blu dhe shërbimet e Repartit Special RENEA rrethuan zonën pasi burri u mbyll në banesën e tij. Fillimisht ai u mbajt në vëzhgim nga policia vendase, derisa mbërriti RENEA.
Nuk kaloi as 30 minuta, kur forcat e specializura për raste të tilla, arritën të hynin brenda shtëpisë, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas thyer xhamat. I moshuari me probleme mendore kishte mbyllur derën.
Report Tv solli pamjet e ndërhyrjes së RENEA-s, ndërsa dallohet momenti kur të moshuarit i vendosen prangat dhe më pas shoqërohet në spital për kontrolle.
Fqinji i tij Markelian Dhimitri tregoi se Naska nisi të shtinte më armë rreth orës 10.15 të paraditës së kësaj të marte. Banorët e lagjes ishin terrorizuar dhe në të njëjtën kohë, në sallën operative të policisë mbërritën dhjetra telefonata.
“Nganjëhërë bëhej dhe depresiv kur parkonim makinat përballë ballkonit. Nuk i linte të parkonin, i shante, ofendonte. Kaq, por nuk e dinim që ishte kaq i dhunshëm. Armën e shkreu në ajër ai, dolëm të gjithë, edhe me këta të klinikës. Pastaj u lajmërua dhe policia. Erdhi policia dhe dolëm në atë kohë”, ka thënë fqinji.
Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA. Nga pamjet e siguruara për Report Tv duket se në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales. Autori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit.
Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin. Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.
Forcat RENEA kanë mbërritur në Korçë. Në pamjet e siguruara për Report Tv, RENEA kanë rrethuar banesën e të moshuarit. Ndërkohë që kanë vendosur snajper lart në një prej pallateve të zonës.
Ky do jete nga kusherinjte e amerikes!
PërgjigjuSe mbajne hic vapen korcaret. Ikin nga mendorjaaa
Përgjigju