Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia në kërkim të autorit

4 Nëntor, 14:02| Përditesimi: 4 Nëntor, 14:30

  • Share

Krujë-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesnatës në Krujë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:15 minuta në fshatin Larushk.

Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka njoftuar policinë se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

"Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 minuta ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri", informoi sot policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?